LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

3 riparime të kompjuterit tuaj

11 Maj 2015, 17:15, Tech CNA

Kompjuterët mund tu duken pajisje që shkaktojnë konfuzion, të frikshëm nganjëherë, por në të vërtetë nuk duhet të jenë. Sidomos në disa raste riparimi kur bëhet fjalë për proçese të tilla si ndërrim të harduerit apo rregullime të softuerit. Sigurisht që mund ti paguani para një tekniku kompjuterash por pse të mos e rregulloni ju vetë kompjuterin tuaj? Nganjëherë mund ti kurseni vetvetes goxha para. Në këtë artikull kemi detajuar tre riparime kompjuteri të cilat lehtësisht mund ti kryeni vetë ju.

Memoria RAM

E mbani mend sesi ndërroni kartat e lojërave të një kompjuteri të vjetër Nintendo? Atëherë e keni ca eksperiencë në këtë drejtim. Pothuaj e njëjtë gjë është dhe me memorien RAM të kompjuterit veçanërisht laptopët të cilët ofrojnë akces të thjeshtë në folenë e memories RAM.

Thjesht u duhet të largoni ca vida për të akcesuar memorien RAM. Megjithatë ka disa përjashtime tek laptopët si në rastin e kompjuterëve të Apple Macbook apo ca laptopët të cilët quhen ndryshe ?UltraBook? të cilat bashkëngjisin memorien RAM në motherboard.

Në fakt vështirësia e zëvendësimit të memories RAM nuk qëndron tek proçesi fizik por tek përzgjedhja dhe blerja e modelit të duhur. Fillimisht duhet të siguroheni nëse RAM-i i laptopit tuaj është DDR2 apo DDR3 gjithashtu edhe lloji i motherboardit për të zbuluar për cilat module ofron mbështetje. Zakonisht këtë informacion mund ta gjeni nga ueb-faqja e prodhuesit tek seksioni i ?Specifikave? ose përmes aplikacion desktop CPU-Z.

Tastiera e Laptopit

Ngjashëm me memorien RAM, një pjesë e madhe e moduleve të tastierave të laptopëve janë lehtësisht të zëvendësueshëm. Zakonisht edhe në këtë rast është i nevojshëm heqja e ca vidave dhe pastaj me pak delikatesë rrëshqisni tastierën mbi laptop që të realizohet shkëputja nga kompjuteri. Dhe për ta instaluar duhet ti përsërisni po të njëjtat proçedura.

Për më shumë detaje lehtësisht mund të kërkoni në Youtube sepse ekzistojnë me qindra video edukative që ju ndihmojnë në realizimin e këtij proçesi. Ifixit.com është një burim shumë i mirë nëse po kërkoni video të tilla edukative.

Ri-instalimi i sistemit operativ Windows

Nuk keni nevojë për dikë tjetër që të ri instalojë sistemin operativ Windows. E kjo bëhet edhe më e thjeshtë nese keni të instaluar Windows 8.1 e cila ka të gjitha mjetet e duhura për ri-instalimin. Dhe nëse keni në plan të kaloni në Windows 10, ky proçes akoma edhe më i lehtë bëhet.

Gjëja më e rëndësishme përpara se të instaloni sistemin operativ Windows është ruajtja e të dhënave tuaja në një hard disk të jashtëm. Më pas vendosni diskun e sistemit dhe filloni proçesin e instalimit. Thjesht sigurohuni që të keni liçensat e aktivizimit të produktit.

14:15 Tech

Lamborghini pickup

Harrojeni ndikimin e super-makinës, harrojeni se sa shtrenjt...

Lajmet e fundit nga