Connect with Us

Tiranë/ Makina me shpejtësi del nga rruga, plagosen 2 pasagjerët

Kronika

Tiranë/ Makina me shpejtësi del nga rruga, plagosen 2 pasagjerët

Publikuar

-

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në autostradën Kashar- Rinas.  Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e 2 pasagjerëve.

Paraprakisht  dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte drejtuesi.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Plagosen dy persona

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin e picave, lëndohet drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin e picave, lëndohet drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e ditës së sotme në aksin Elbasan-Metalurgji.

Mësohet se në aksident është përfshirë një makinë me targa të huaja, e cila ka përplasur një motor që shpërndante pica.

Për pasojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur, ndërsa është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

LEXO EDHE:  Aksident masiv në Bulqizë/ Përplasen 3 makina, disa të plagosur

LEXO EDHE:  Humbi kontrollin e mjetit/ Makina përfundon në kanal

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Antidroga te “Varri i Bamit”/ Gjykata liron nga qelia të riun që u “la targën” agjentëve të policisë

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 shpërndarësit e kokainës të arrestuar pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar dy ditë më parë në zonën e “Varrit të Bamit”.

Por, Gazmir Cani, i cili ishte drejtuesi i “Benz”-it që u largua me shpejtësi, është lënë i lirë nga gjykata.

Në burg do të qëndrojnë Gentian Kore, Erjon Prengaj, Altin Gega dhe Taulant Çoku.

Ndërkohë për Gazmir Canin, i riu i cili i iku në mënyrë spektakolare Policisë u la në ‘arrest shtëpie’ nga Gjykata e Tiranës.

Kujtojmë se në operacionin e quajtur “Xhamlliku” u sekuestruan 1 kg e 128 gr lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celulare.

LEXO EDHE:  Aksident masiv në Bulqizë/ Përplasen 3 makina, disa të plagosur

LEXO EDHE:  Bie nga kantieri i ndërtimit duke punuar/ Aksidentohet rëndë 55-vjeçari

Operacioni u zhvillua më 27 korrik, ndërsa më shumë se sa rezultati i aksionit, vëmendje mori mungesa e profesionalizmit të policëve të angazhuar në operacion dhe incidenti që ata shkaktuan me gazetarin Ergys Gjençaj.

Cani u iku me Benzin e tij në mënyrë spektakolare nga duart efektivëve të policisë, e pasi nuk arritën që ta ndalonin atë, efektivët iu kthyen gazetarit Ergys Gjençaj duke e shtrirë përtokë vetëm për faktin se ai po filmonte këtë operacion.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Abuzim me tenderat/ KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme

Publikuar

-

Nga

Abuzim me tenderat/ KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK, pesë funksionarë të Ministrisë së Brendshme, për abuzim me tenderat.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Ministrinë e Brendshme, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar të saj për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Nga procesi i auditimit kanë rezultuar mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomik në këtë procedurë dhe njëkohësisht rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit”, ku përfshihen Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me këto shkelje ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme, përgjegjës për vlerësimin e ofertave në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit” për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.”-thuhet në njoftimin e KLSH.

LEXO TE PLOTE