LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pronat në Orikum / Banorët protestojnë përpara Bashkisë

10 Maj 2015, 17:56, Aktualitet CNA

Dhjetra banorë të Orikumit kanë dalë sot në mbrëmje në protestë përpara Bashkisë së qytetit për ti dhënë fund ndarjes së pronave. Protestuesit kërkojnë një takim me kryeministrin për të zgjidhur këtë çështje. Ata shprehen se shumë të rinj janë larguar nga vendlindja për shkak se nuk i jepet prona.

? Kërkojmë që kryeministri të na takojë. Të rinjtë nuk kanë ku punojnë dhe largohen për shkak se nuk kanë marrë pronat që u takojnë. Shpresuam se do të kishim zgjidhje nga kryeministri por kjo nuk ndodhi. Kemi disa vite që e kërkojmë të drejtën tonë, e cila na është mohuar. Ne do të vazhdojmë me protesta deri në zgjidhjen e çështjes?, shprehen banorët.

 

Lajmet e fundit nga