LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PLL letër të hapur Lulzim Bashës: Shkatërrove të djathtën tradicionale

10 Maj 2015, 11:34, Politikë CNA

Partia Lëvizja e Legalitetit akuzon Kryetarin e PD-së Lulzim Basha se ka shkelur marrëveshjen e arritur mes kësaj partie dhe aleatëve të saj, duke theksuar se kjo sjellje është e njëjtë si në rastin e Mukjes.

Përmes një letre të hapur drejtuar Bashës, PLL akuzon kreun demokrat se ai po përpiqet të shkatërrojë të djathtën tradicionale në Shqipëri.

?PLL ka pranuar të bashkohet në koalicionin APPD duke u nisur nga vullneti ynë për të bashkuar forcat dhe energjitë tona për një kauzë që ne legalistët e konsiderojmë të drejtë.

Ne, asnjëherë në historinë tonë politike nuk e kemi konsideruar aksionin tonë në raportin e ngushtë ?pushtetarë-opozitarë?, dhe anasjelltas. Përkundrazi, besojmë se populli shqiptar ka të drejtën të gëzojë një qeverisje qendrore dhe vendore të bazuar në vlerat që e Djathta dhe elektorati i saj mbartin dhe përfaqësojnë.

Ndonëse shpesh herë elektorati i djathtë ka pranuar të heshtë për hendekun fiktiv që është krijuar pas vitit 1990 midis dy blloqeve politike që e kanë vendosur aksionin e tyre në raportin ?pushtetarë-opozitarë?, ? sot ka ardhur koha që ky elektorat të vlerësohet me respekt dhe dinjitet për kontributin e vet të paçmuar për demokracinë, ligjin dhe shtetin.

Gjithmonë kemi konsideruar se luajaliteti dhe korrektësia në hartimin dhe zbatimin e marrëveshjeve parazgjedhore do të ishte një shtysë e madhe për motivimin e elektoratit të djathtë, sidomos pas humbjes së zgjedhjeve politike të vitit 2013.

Gjithashtu kemi bindjen se, shkelja e marrëveshjeve midis partive opozitare sot, do të përkthehej nga elektorati ynë, ende i traumatizuar pas humbjes së vitit 2013, si një ndërmendje e një përfundimi se, kur arrihet të shkelet brenda pak ditësh deri edhe kontrata midis partnerëve politikë që është e nënshkruar me firmë dhe vulë, atëherë çfarë sigurie mund të ekzistojë se nuk do të shkelet edhe kontrata e pushtetarëve tanë vendorë me zgjedhësit dhe mbarë qytetarët?!

Shkelja brenda pak ditësh e marrëveshjes së sipërcituar, ne legalistëve dhe mbarë kombëtaristëve na kujton Mukjen??, thekson kreu i PLL Sulejman Gjana në letrën e hapur drejtuar Lulzim Bashës.

Lajmet e fundit nga