LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja disa mënyra praktike për të “luftuar” stresin

10 Maj 2015, 12:00, Lifestyle CNA

 

Të luftosh stresin mund të duket mjaft e vështirë megjithatë sipas disa studimeve ekzistojnë disa mënyra të thjeshta të cilat ndikojnë në uljen e tij.

1.Të lash duart me ujë të ngrohtë

Pas një ditë të gjatë pune dhe ku mund të kemi renditur të gjitha shqetësimet dhe problemet tona duket se larja e duarve me ujë të ngrohtë ndikon mjaft për të ulur nivelin e stresit.

Ndonëse duket sikur nuk ka ndikim të këndosh një këngë me veten sipas shkenctarëve ka mjaft efekte pozitive mbi presionin e gjakut dhe diçka e tillë ndikon në uljen e stresit.

3.Të bësh fytyra qesharake

Duket se efekti  masazhues që I shkakton muskujve të fytyrës të bërit të fytyrave qesharake është një element mjaft I vlefshëm pikërisht për të patur ndikim në nivelin e stresit.

4.Të bësh shkarravina

Kjo është një tjetër metodë mjaft interesante për të çliruar stresin dhe gjithashtu fantazinë në vizatime të ndryshme. Për këtë arsye është e këshillueshme mbajtja e një blloku dhe një stilolapsi gjithmonë me vete.

5.Të konsumosh një sallatë

Konsumimi i perimeve është gjithnjë i këshillueshëm dhe në shumicën e rasteve stresi shkakton uri. Kështu një pjatë sallate do të ishte një mundësi e mirë për të ulur disi urinë por edhe nivelin e stresit.

6.Përqafimi

Dhënia dhe marrja e afeksionit nga njerëzit e afërt është gjithnjë mjaft I rëndëishëm për njerëzit. Një përqafim në një çast stresi do të ishte idealja për të përmirësuar situatën.

11:00 Lifestyle

Sarah Hyland në LA

 Jemi mësuar shpesh ta shohim imazhin e saj të kuruar në det...

10:00 Lifestyle

Molla kuron diabetin

 Të kurosh veshkat duke mbajtur në kontroll diabetin. Kjo ës...

09:45 Lifestyle

Bust si i Beyonce

Nuk janë foto profesionale, por thjesht disa foto që ajo i k...

16:00 Lifestyle

Dollitë

 Dollitë mund të shkojnë nga ato më rutinë – “Për ne!”, gjer...

Lajmet e fundit nga