Connect with Us

Gruevski: Në Kumanovë u vranë tetë policë

Kosova & Rajoni

Gruevski: Në Kumanovë u vranë tetë policë

Publikuar

-

Kryeministri I Maqedonisë, Gruevski reagoi ndaj ngjarjeve të dy ditëve të fundit në Kumanovë, duke konfirmuar edhe vrasjen e tetë policëve.

Ai e cilësoi aksionin e ndërmarrë dje nga policia në lagjen e Trimave një nga më të vështirët. Gruevski premtoi kompensime për dëmtimet e bëra gjatë operacionit, në shtëpi e kopshte.
Sipas tij, 30 anëtarë të grupit të armatosur me të cilët policia hapi “betejë” një ditë më parë u dorëzuan.
Ai shtoi në një paraqitje përpara mediave se qëllimi I grupit të armatosur që shkëmbeu zjarr me policinë, ishte destabilizimi I Maqedonisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Gruaja bie nga kati i tretë në një qendër tregtare/ Dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Një grua ka rënë nga kati i tretë i qendre tregtare në Prishtinë, në rrethana ende të paqarta.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, teksa motivet ende nuk dihen.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, saktësisht në një qendër tregtare, në rrethana ende të pasqaruara një person (femër) ka renë nga një lartësi brenda hapësirave të objektit. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë Ahmeti./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

La burrin për të dashurin/ E mitura përdhunohet nga tre shokët e tij

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Gjilani, ku një 17 vjeçare është detyruar nga i dashuri të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e tij.

17 vjeçarja ishte e fejuar, por nuk donte të martohej me të, dhe për këtë arsye vendosi të braktisë familjen mesnatën e 23 shkurtit.

Pas kësaj prindërit e vajzës kanë lajmëruar policinë, duke bërë të mundur dhe kthimin e saj në shtëpi.

Bazuar në dëshminë që ajo ka dhënë në Policinë e Kosovës, e mitura ka rrëfyer se është detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e të dashurit të saj.

LEXO EDHE:  Gruevski merret në pyetje, kërkohet masë të posaçme sigurie

LEXO EDHE:  Aksident i trefishtë/ Raportohet për të lënduar

Nga katër të dyshuarit, tre prej tyre janë arrestuar.  Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve me inicialet S.I, A.A dhe S.L./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tarifa ndaj mallrave serb/ BE-ja mirëpret masat e kryeministrit të Kosovës

Publikuar

-

Nga

Bashkimi Evropian mirëpriti vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e tarifave në importet e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si hap i parë drejt heqjes së tërësishme të tarifave ndaj malrave serbe.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha në një komunikatë se Brukseli po pret të mësojë më shumë hollësi, por e mirëpret vendimin si një hap të parë që mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një mundësi për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, raporton radioja amerikane VOA.

“Është humbur shumë kohë. Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që bisedimet të rifillojnë në dobi të të dyjave”, thuhet në komunikatë në të cilën theksohet se shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është i gatshëm të luajë rolin e tij si lehtësues i bisedimeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se do të fillojë heqjen e kushtëzuar të tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, që u vendosën në nëntor të vitit 2018 në shenjë kundërvënieje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

LEXO EDHE:  Gruevski merret në pyetje, kërkohet masë të posaçme sigurie

LEXO EDHE:  Kumanovë, 66 shtëpi të dëmtuara, 121 familje të prekura

Ai tha se nga 15 marsi do të hiqen tarifat në lëndën e parë si shenjë e vullnetit të mirë dhe nëse Serbia i jep fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, më 1 prill do të hiqen tërësisht tarifat për një periudhë 90 ditëshe.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten mbrëma se Shtetet e Bashkuara nuk i mbështesin masat gjysmake të kryeministrit Albin Kurti dhe se qëndrimi amerikan është që tarifat duhet të hiqen tërësisht.

LEXO TE PLOTE