LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdorni ujë dhe ajër për ta bërë makinën tuaj të lëvizë

9 Maj 2015, 20:45, Tech CNA

Kërkuesit e Audit janë duke prodhuar një lloj karburanti sintetik duke përdorur ujë dhe ajër. Mrekulli? Jo, shkencë.

Kompania gjermane e prodhimit të makinave ka krijuar karburantin e saj të parë “e-diesel”. Karburanti i pastër është prodhuar nga një fuqi lëngu në bashkëpunim me partnerin e audit, Sunfire.

Procesi përdor dioksid karboni, gazin më të zakonshëm i cili merret nga ajri. Ai krijohet me shumicë nga djegia e fosileve të gazit. Sunfire ska thënë se mund të riciklojë gazin në një lloj më efikas, karburant neutral karboni.

Ndryshe nga llojet e tjera të karburantit “e-diesel” nuk përmban sulfur dhe përbërës të tjerë të dëmshëm.

Prodhimi i tij kalon në tre hapa: në fillim kërkuesit nxehën avullin në temperatura shumë të larta për ta kthyer atë në hidrogjen dhe oksigjen.

Së dyti ata përzien hidrogjenin me dioksidin e karbonit duke përdorur presionin e temperaturave shumë të larta për prodhimin e karburantit të papërpunuar. Dhe së fundmi ai përpunohet me të njëjtën mënyrë si edhe përpunimi i gazit për prodhimin e gasolinës.

 

 

 

14:15 Tech

Volkswagen Corrado

Volksweagen prezanton modelin e ri Corrado. Krijuesi i këtij...

Lajmet e fundit nga