LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova: Do marr përgjegjësi për t’i dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve

9 Maj 2015, 18:22, Politikë CNA

Kandidati i Partisë Demokratike,  për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka qenë sot në Njësisë Bashkiake numër 9 dhe 5, si dhe të zonës Kodra e Priftit ku është takuar me banorët e këtyre zonave.  Në këto takime të Kosovës, banorët i kanë shprehur atij shqetësimet që kanë.

?Unë kam 2 muaj pa drita, m?i kanë prerë, kam bërë aplikimin dhe nuk po më vijnë?, shprehet qytetarja e njësisë bashkiake numër 9.

?Kam dy vite që jam kthyer, por është një zhgënjim i vërtetë?, shton një tjetër qytetar.

Kandidati Kosova u zotua se do të marrë përgjegjësi, për t?iu dhënë një zgjidhje përfundimtare shqetësimeve të qytetarëve, aty ku është e mundur.

?Puna është marrë me përgjegjësi, mos t?i ikim halleve, ky është i gjithë sekreti. Njerëzit ankohen nga papunësia, rritja e energjisë elektrike, rritja e taksave, e kostove të shkollimit, po ta marrësh pak më thjesht, lekët e pakta që ata kanë në xhep, janë pakësuar edhe më shumë?, shprehet Halim Kosova.

Ndërsa banorët e Kodrës së Priftit, iu ankuan Halim Kosovës për faturat e larta të energjisë elektrike, rritjen e çmimeve, papunësinë dhe varfërinë.

 

Lajmet e fundit nga