Connect with Us

Berisha: Kryeministri shpenzon 40 mijë euro për kravata

Politikë

Berisha: Kryeministri shpenzon 40 mijë euro për kravata

Publikuar

-

Ish Kryeministri, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit aktual, Edi Rama se po e fyen në mënyrën më të ndyrë popullin që e votoi. Berisha shkruan se Rama shpenzon mijëra euro vetëm për veshjen e tij.

Te dashur miq, Edi Rama, pasi ka share para kamerave ne Parlament kundërshtaret politik dhe opoziten, me fjalët me te ndyra te denja per nje ordiner, si “maskara, bastard, rrote k…, grope septike, lehaqene, jashtenxjerrje”, iu kthye dje me sharje popullit ne teresi. Keshtu dje, nga sheshi i Elbasanit, Rama nuk kurseu me asnje shqiptar. Ai shau shqiptaret pa asnje dallim duke quajtur popullin tone nje “popull qesharak, nje popull qesharak qe vjedh veten e tij, pra vjedh energjine”, bertiste Rama me sharje kolektive te padegjuara ndonjehere me pare.

Ky shares ordiner, pasi ka ndertuar per vete vilen me 600 meter katror duke pas deklaruar vetem 3000 euro pasuri; pallatin 5 katesh 900 m2 pa treguar asnje fature, qe sjelle me aeroplan privat rrobaqepesat ne Shqiperi dhe sipas mediave porosit dhjetra e dhjetra kostume, madje jo 12 mije por dhe 22 mije euro copa; qe shpenzon vetem per kravata rreth 40 mije euro ne vit; qe fle ne hotele me 4000 dollare naten, konsideron si veten e tij te gjithe shqiptaret dhe fyen ata duke i quajtur populli qesharak qe vjedh veten e tije sepse vjedhin energjine.

LEXO EDHE:  E kënaqur me 50 viktima!/ Berisha “shuplakë” Valbona Sakos

Edi Rama fyen shqiptaret dhe i quan popull qesharak sepse mendon se te gjithe vjedhin si ai. Zoteria harron se ne rast se disa mijera prej shqiptareve vertet nuk paguajne energjine, e vjedhin apo nuk kane mundesi pagese ne teresi, populli, pra miliona te tjere qe ai quan qesharake, paguajn me çmimin me te larte ne Europe cdo kë/ore energji qe konsumon, çdo kafshate buke qe ha, çdo gote uje qe pi. Fyerja kolektive qe neo-bllokmeni Edi Rama u ben shqiptareve eshte shperthimi i urrejtjes te tij aterore ndaj qytetareve shqiptare qe po e braktisin ate masivisht çdo dite e me shume si mashtrues te pashoq, si cinik dhe te pashpirt, si te semure psiqik qe rrezaton çdo dite vetem negativitet, si koken e krimit dhe korrupsionit ne Shqiperi! sb

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  Një parti e re në horizont/ Meta “uzurpon” opozitën, “zhduk” Bashën dhe Kryemadhin

LEXO EDHE:  Një parti e re në horizont/ Meta “uzurpon” opozitën, “zhduk” Bashën dhe Kryemadhin

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqjet masive në Korçë/ Kadilli i del krah Andrea Manos: PD në krizë

Publikuar

-

Nga

Dorëheqjet masive në Korçë/ Kadilli i del krah Andrea Manos: PD në krizë

Ish-kryetari i degës, Andrea Mano dhe një grup anëtarësh të kryesisë së PD-së së Korçës, më shumë se gjysma e saj dje dhanë dorëheqjen, duke e lënë këtë degë në kaos të plotë.

Këto zhvillime janë komentuar dhe nga ish rivali i Lulzim Bashës, Fatbardh Kadilli.

I ftuar në “Repolitix” Kadilli tha se ky ishte një shpërthim nga shpërfillja dhe mos marrja në konsideratë e kontributeve individuale në parti dhe mungesa e partneritetit me Lulzim Bashën.

Ai foli dhe me konsideratë për Andrea Manon, të cilin e konsideroi një figurë që ka punuar fort për PD.

LEXO EDHE:  Basha e shiti/ Berisha denoncim për Bashkinë Devoll

LEXO EDHE:  Edi Rama si armik i artistëve

Ishte një shpërthim nga shëpërfillja, mosmarrja në konsideratë e kontributeve individuale.

Zoti Mano e ka ndier me tepër sepse është një figurë politikë e investuar shumë individualisht.

Të gjitha betejat personale i ka marrë vetë. Është kandidati për bashkinë që ka arrititur rezultatin më të mirë historik.

Ka punuar fort por nuk ka marrë meritën për punën.

Situata nuk është vetëm në Korçë, por gjithandej. Është e qartë që mungon partneriteti me Lulzim Bashën.

Janë persona që kanë investuar politikisht një jetë të tërë”, shtoi Kadilli./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balluku në Rrogozhinë: Pushteti lokal të mbledhë lekët e ujit nga qytetarët, do investohen

Publikuar

-

Nga

Balluku në Rrogozhinë Pushteti lokal të mbledhë lekët e ujit nga qytetarët, duam ta çojmë cilësor në rubineta

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, ishte sot në Rrogozhinë ku ka inspektuar ujësjellsin e ri të qytetit.

Balluku u shpreh se gjatë viteve të fundit janë bërë investime në rrjetin e shpërndarjes së ujit, por theksoi se problem mbetet mbledhja e të ardhurave në këtë sektor.

“Qytetarët arrijnë ta kuptojnë një investim vetëm kur rrjeti i shpërndarjes është funksional. Ky ka qenë një qytet që kishte të bazuar shpërndarjen në ujë edhe me çezma publike. E kemi me merak që investohet shumë në sektorin e ujit por akoma nuk kemi mentalitet të qartë për pagesat e ujit. Ju e dini shumë çfarë reforme është bërë. Të ardhurat që mblidhen investohen në rrjet të shpërndarjes së ujit për të pasur sa më pak ndërprerje. Ne po investojmë, do vazhdojmë të investojmë në rrjetin e shpërndarjes.

Por është detyrë e rrjetit lokal. Uji është një e drejtë bazike. Ne duam të çojmë ujë cilësor në rubinetat e qytetarëve. Për ujë pa bakterie dhe mikrobe. Këto janë shërbime dhe investime që duhen paguar. Do ketë një kontroll më të madh për pagesat në të ardhmen. Duhet bërë një reformë e ngjashme me atë të energjisë elektrike. Jemi sensitivë sa i përket çmimit të ujit. As ai çmim që kemi vendosur nuk mblidhet nga pushteti lokal. Është e domosdoshme të kontribuojmë në këtë proces”, tha Balluku.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi ndaj Ballës/ Jo më “fotomontazh”, Berisha publikon videon

Ajo nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes në rrjetin e shpërndarjes së ujit në Rrogozhinë, për shkak edhe të rritjes së numrit të banorëve që nga koha e ndërtimit të tij.

LEXO EDHE:  Një parti e re në horizont/ Meta “uzurpon” opozitën, “zhduk” Bashën dhe Kryemadhin

“Duhet thënë që ky është projekt që do t’i japë zgjidhje një problematike të madhe që ka pasur qyteti i Rrogozhinës ka pasur. Këtu rrjeti është ndërtuar në 67 për 4800 banorë. Sot në qytet kemi të regjistruar mbi 13 mijë banorë. Kështu që gjithçka që kemi bërë”, tha ajo.

 

LEXO TE PLOTE