Connect with Us

Basha prezanton kandidatët për kryetar bashkie në Bulqizë, Durim Balla dhe në Dibër, Ilir Krosi

Politikë

Basha prezanton kandidatët për kryetar bashkie në Bulqizë, Durim Balla dhe në Dibër, Ilir Krosi

Publikuar

-

Kryetari i PD Lulzim Basha ka prezantuar kandidatët për kryetar bashkie në Bulqizë Durim Balla dhe në Dibër, Ilir Krosi.   Lideri i opozitës ka ndarë me banorët shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike që po kalon çdo familje shqiptare e cila nuk arrin të përballojë as nevojat më elementare në muaj.   Basha theksoi se asnjë premtim nuk ka mbajtur deri më sot kjo mazhorancë por e ka zhytur vendin në krizë. E vetmja alternativë e qeverisë në këto dy vjet, theksoi kryetari i PD janë gjobat dhe burgu.

“Në dy vite, jo 300 mijë vende të reja pune por dhjetëra, mijëra vende pune ekzistuese u shkatërruan si rezultat i politikave të gabuara të taksave të larta, si rezultat i kërbaçit dhe gjobave mbi biznesin. Si asnjëherë më parë mbi 80% e shqiptarëve detyrohen të marrin borxh për të mbyllur muajin, ndërkohë listat e ushqimeve shtohen.

20 000 familje janë hequr me një të rënë të lapsit nga ndihma ekonomike. Kontroll –gjobë; kontroll –burg; burg kontroll dhe gjobë! Ky është realiteti i përditshëm”, tha Basha.    Lideri i opozitës theksoi se vendi po ecën çdo ditë e më shumë në drejtimin e gabuar, duke iu referuar dhe rritjes së numrit të azilkërkuesve.  Sipas tij, shifrat vijnë duke u rritur çdo muaj, në muajin prill, numri i azilkërkuesve në Gjermani është afro 5 mijë vetë, është më shumë se në muajin mars, çka tregon se gjërat po shkojnë keq e më keq.

LEXO EDHE:  Paratë "falas" që po shpërndan Lylzim Basha!!/ Nga Erjon Braçe

“Kryeministri, kryetari i Kuvendit po bredhin cep më cep me regji qendrore, për të na mbushur mendjen se punët po shkojnë mbarë, se punët po shkojnë në drejtimin e duhur.  Në fakt, largimi i 5 mijë shqiptarëve në prill, i mijëra të tjerëve që nuk janë regjistruar si azilantë, por ne e dimë që kanë marrë rrugët mbi shpinë e fëmijët prej dore dhe janë larguar tregon se punët po shkojnë keq e mos më keq. Zgjedhja e 21 qershorit nuk është vetëm zgjedhje vendore, është zgjedhja për t’i thënë jo së keqes, është zgjedhja për të ndalur të keqen ose për të ulur kokën e për të lënë të keqen të na shkelë më keq me këmbë”, tha Basha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kriza në PD/ Eduart Selami thyen heshtjen

Publikuar

-

Nga

Ish kryetari i PD Eduart Selami ka reaguar për herë të parë për situatën në kampin blu.

Në një intervistë për VOA, Selami deklaroi se debati për reformimin e PD është i vonuar, ndërsa shtoi se për të ardhmen e partisë duhet dikush tjetër dhe jo Berisha.

Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.

Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur.

Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja”, tha ai.



Selami shtoi se në fund parashikon që Lulzim Basha do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës dhe sipas tij nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata.

LEXO EDHE:  Basha kërkon marrëveshje me Ramën/ Përgjigjet kryeministri

LEXO EDHE:  “Luli sapo e firmosi funeralin politik”/ Kreshnik Spahiu bën reagimin e papritur

Ai u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje. “PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet.

PD sot është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH”, theksoi ai.

Në fund, Selami mohoi një rikthim tjetër në PD. “Jo. Interesi im është që të shikoj Shqipërinë që të përparojë.

Unë mendoj që kontributi im i takon së kaluarës. Kam parë aty mjaft të rinj dhe të reja që do ta çojnë Shqipërinë aty ku duhet”, shtoi Selami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja në SHBA/ Kush është përfaqësuesi i Republikanëve, që do i bashkohet takimit të Berishës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha do të mbajë Foltoren e tij me demokratët që jetojnë në SHBA në 5 dhjetor.

Aktivistja Evi Kokalari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se pjesë e Foltores do të jetë edhe përfaqësuesi i Republikanëve amerikanë.

Ajo shkruan se Rick Loughery do tw jetw i pranishwm nw sallw kur tw mbahet takimi i Berishës.



“Rick Loughery, Kryetari i Federatës “Young Republicans”, do të jetë i pranishëm në sallë, (jo virtualisht), në Foltoren e 5 Dhjetorit.

Federata e “Young Republicans” u themelua në 1856, në mbështetje të Partise së sapo formuar Republikane. Njihet si organizata më e vjetër për të rinjte në politikë në Amerikë, dhe të rinjtë Shqiptarë kane plotë që mund të mësojnë nga kjo organizatë prestigjoze.”, thekson Kokalari nw postimin e saj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria ka krijuar një borxh të fshehtë”/ Sherefedin Shehu flet për procesin e rindërtimit

Publikuar

-

Nga

Në dy vjetorin e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit 2019, qeveria pak ditë më parë bëri një bilanc të familjeve që janë futur dhe që pritet që të futen në shtëpitë e reja brenda këtij viti.

“Jemi vendi i parë në botë që ndërton shtëpi falas” tha gazetari Bardhi Sejdarasi.

Sheferedin Shehu, ish-zv/ ministër i Financave në kohën e qeverisjes së PD-së, por edhe deputet i kësaj force politike, aktualisht pedagog dhe ekspert i ekonomisë i ftuar në emisionin “Log” në ABC News me Endri Xhafon tha se qeveria ka krijuar një borxh të fshehtë në procesin e rindërtimit.

LEXO EDHE:  Basha prezanton kandidatin për Bashkinë e Lushnjes

LEXO EDHE:  “Basha ortak i Ramës”/ Përmeti: Berisha vërtetoi të gjitha akuzat



Në përgjithësi ka një mungesë transparence në këtë proces. Kam një listë të konstatimeve të FMN-së që ka theksuar me të madhe që përveç PPP-ve të famshme, ka folur për përmirësim të menaxhimit të investimeve publike dhe fondet e rindërtimit t’i nënshtrohen kontrollit për të mos krijuar rritjen e borxheve të fshehta.

Qeveria deri tani ka krijuar 365 milionë euro borxh publik. Kemi 36 miliardë lekë borxhe që nuk janë të raportuara”, tha Shehu.

LEXO TE PLOTE