LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në Britani/ Basha: Urimet më të përzemërta për David Cameron

8 Maj 2015, 13:26, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur urimet më të përzemërta për fitoren e kryeministrit britanik, David Cameron.

Në një postim në Facebook, lideri i opozitës, e cilësoi fitoren e konservatorëve si një frymëzim politik dhe si një sinjal të fortë se e djathta është rruga e daljes nga kriza.

?Urimet e mia më të përzemërta për David Cameron dhe partisë simotër Konservatore për fitoren e thellë të zgjedhjeve parlamentare. Konservatorët arritin të marrin një shumicë të qartë me një rezultat bindës me 326 mandate, pas një fushate brilante, dhe pas një kursi të drejtë politik bazuar në vlerat e parimet e të djathës, të lirisë ekonomike e të taksave të ulëta.

Një fitore e merituar pas një qeverisje që solli uljen e taksës së punës për 27 milionë anglezë, uljen e taksës së bizneseve, cka garantoi një rritje ekonomike prej 8 përqind ndërkohë që Europa pësonte rënie, dhe mundësoi 1 milionë vende të reja pune. Inkurajues rezultati i të djathës angleze, frymëzuese kjo politikë, dhe ky reagim i drejtë i britanikëve. Edhe një here, pas Francës, vjen një sinjal i fortë se e djathta dhe politikat e saj të lirisë ekonomike dhe të taksave te uleta, janë rruga e daljes nga kriza, e punës, e dinjitetit dhe e mirëqenies për cdo shoqëri? shkruan Basha.

Lajmet e fundit nga