Connect with Us

(VIDEO SKANDAL) Shefi i Komisiariatit të Sarandës dhunon me grushta të riun

Aktualitet

(VIDEO SKANDAL) Shefi i Komisiariatit të Sarandës dhunon me grushta të riun

Publikuar

-

Shefi i komisariatit të policisë së Sarandës, Gazmend Shehu,  është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi duke dhunuar me grushta një të ri. Ngjarja mësohet ka ndodhur në mes të muajt mars, në një sallë lojërash fati në qendër të Tepelenës.

Në pamjet filmike të siguruara nga gazetari Telnis Skuqi duket qartë momenti kur Gazmend Shehu, që në atë kohë mbante detyrën e shefit të komisariatit Tepelenë dhunon në mënyrë të përsëritur punonjësin, duke e goditur fillimisht me shpulla dhe më pas e godet me grushta.

Në momentin e dhunës janë të pranishëm edhe pesë persona të tjerë, ku njëri prej tyre ndërhyn për të larguar shefin e komisariatit.

LEXO EDHE:  Skandal në Sarandë/ Beton në breg të detit, institucionet bëjnë sehir

Menjherë pas publikimit të videos, Policia e Përgjithshme ka pezulluar deri në sqarimin e çështjes, Gazmend Shehun.
https://www.youtube.com/watch?v=iqMuByAp9xM[&w=650&h=480/embed]

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti ku u shuan dy të reja/ Vajzat e plagosura ende në rrezik për jetën

Publikuar

-

Nga

Aksidenti ku u shuan dy të reja/ Vajzat e plagosura ende në rrezik për jetën

Detaje të reja kanë dalë pas aksidentit të tmerrshëm të ndodhur dje në autostradën Tiranë-Elbasan ku humbën jetën dy vajza të reja dhe dy të tjera mbetën të plagosura rëndë.

Dy të mbijetuarat, Nervida Garunja dhe Denisa Dibra ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore. Mësohet se dy vajzat e plagosura nuk e kanë kaluar ende rrezikun për jetën.

LEXO EDHE:  Aksident i shumëfishtë/ Përplasen 4 makina

LEXO EDHE:  Borsh/ Tre persona të maskuar dhunojnë e grabisin një banesë

Bëhet me dije se dy të rejat kanë marrë dëmtime të shumta në të gjithë pjesët e trupit. Kujtojmë që viktima në këtë aksident mbetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin Behar Pema./CNA.al



Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Situatë e rëndë tek Uzina e Ballshit/ Policia hedh spraj, dy naftëtarëve u bie të fikët

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët e Ballshit në protestë/ Tensionohet situata, përplasen me policinë

Protesta e  naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit, ka ardhur duke u përshkallzuar, pasi ata kërkojnë të futen brenda në uzinë.

Punonjësit kërkojnë të marrin pagat e prapambetura si dhe rinisjen e punës pasi nuk ka pasur asnjë reagim nga kompania por as nga Ministrja e Energjitikës.

Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar Sokol Dautaj ka deklaruar se protestuesit nuk duan që Ballshi të kthehet si Beiruti kjo pasi pajisjet teknologjike dhe kimike që ndodhen në uzinë rrezikojnë të shpërthejnë në zjarr nëse nuk mirëmbahen.



“I bëjmë thirrje që të hapin derën, ky është vendi ynë i punës, nuk kemi gjë me policinë. Ne duhet të marrim atë që na takon, uzinën le ta çojnë për skrap po të duan. Edhe ne kemi fëmijë dhe duam atë që na takon” – thotë njëri prej protestuesve.

LEXO EDHE:  Skandal në Sarandë/ Beton në breg të detit, institucionet bëjnë sehir

LEXO EDHE:  Aksident i shumëfishtë/ Përplasen 4 makina

Për shkak të përplasjeve me policinë dhe sprajit qe është hedhur, dy persona janë detyruar të dërgohen në spital pasi i kanë humbur ndjenjat. Por duke qenë se autoambulancat nuk kanë shkuar në vendngjarje, janë detyruar të dërgohen me anë të makinave të rastit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet 25-vjeçari/ Përndiqte prej kohës të renë, i shkon në banesë e zihet me vëllanë e saj

Publikuar

-

Nga

Polica e shtetit ka arrestuar në flagrance 25 vjeçarin me iniciale E.K pasi ka ndjekur vazhdimisht për një peridhë kohore shtetasen me iniciale A.A 29 vjeç.

Shtetasi E. K. ka shkuar në banesën e shtetases A. A. dhe është konfliktuar me vëllanë e saj, si dhe i ka dëmtuar atij mjetin e parkuar.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit E. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).



Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Borsh/ Tre persona të maskuar dhunojnë e grabisin një banesë

LEXO EDHE:  Video-Kryebashkiaken e “lëshojnë nervat”/ Kërcënon qytetarët

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. T., 46 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

LEXO TE PLOTE