Connect with Us

Këshilli Kombëtar I Integrimit/Bregu:Do marrim përgjegjësi

Politikë

Këshilli Kombëtar I Integrimit/Bregu:Do marrim përgjegjësi

Publikuar

-

Deputetja demokrate Majlinda Bregu, në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Integrimit, në cilësinë e kryetares, deklaroi se shkallët e plotësimit të detyrimeve janë të patjetërsueshme, ndaj duhet vullnet politik dhe jo standarde të mbetura në letër.

“Ky këshill së pari është ngritur për kontroll ndaj qeverisë nga opozita, por kjo nuk do të thotë se nuk do marrim përgjegjësitë tona për përmbushjen e detyrimeve. Janë 5 prioritete para se KE të rekomandojë hapjen e negociatave”, u shpreh Bregu.

Ajo tha se propozimet e qeverisë do të diskutohen nga Këshilli Kombëtar i Integrimit, i cili do të sigurojë ecurinë për procesin e mëtejshëm.
Bregu shtoi se Shqipëria nuk është në momentin më të mirë sa i takon politikës së zgjerimit në Bashkimin Europian, por shtoi se duhet punuar për realizimin e detyrimeve.

Sipas saj, anëtarësimi në BE është një proces i gjatë reformash.

LEXO EDHE:  Marrëdhënia me kreun e PD-së/ Majlinda Bregu: Basha më doli shok i keq

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria është në mbështetje të pakushtëzuar të punës së këshillit, duke thënë se përmes angazhimit të përbashkët do të arrihet të krijohet së paku në Këshillin Kombëtar të Integrimit, një vend ku flitet për sfidat kryesore të integrimit, duke lënë mbas derës gjithë klimën që nuk i përshtates frymës së integrimit, siç është klima e Parlamentit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Helmimi i vajzave në fabrikë/Majlinda Bregu e revoltuar: Lini për një moment fushatën elektorale!

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave me BE-në/ Sfidon Majlinda Bregu

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE