Politikë
Ja cilët janë deputetët socialist më të pasur
Zbulohet pasuria e disa prej deputetëve më të pasur të Partisë Socialiste. Disa nga deputetët më të pasur sipas deklaratave të tyre për vitin 2014 janë Fidel Ylli, Tom Doshi, Mark Frroku, Paulin Sterkaj, etj. Në deklaratën e pasurisë, të dorëzuar pranë ILDKP, deputeti Paulin Sterkaj, ndër të tjera deklaron se ka llogari bankare në Bankën Credins, në shumën 1.284.244 lekë.
Ndërkaq, Paulin Sterkaj disponon të ardhura nga paga si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe përfitimet e tjera, në shumën 2.593.430 lekë, si dhe të ardhura nga bashkëshortja, e cila ushtron një aktivitet privat, në shumën 1.440.000 lekë. Në këtë aktivitet është i punësuar edhe djali i tij, i cili siguron të ardhura në muaj 35.000 lekë. Deputeti i Shkodrës siguron të ardhura edhe nga qeratë, si të ardhura nga qeraja e një apartamenti, në shumën 9.000 euro, të ardhura nga qeraja e një kati të shtëpisë, në shumën 2.000 euro dhe të ardhurat nga dhënie me qera e shtëpive, 39.200 euro.
Deputeti Paulin Sterkaj ka në pronësi një autoveturë tip Tuareg, me vlerë 50.000 euro. Ndërkaq, një tjetër deputet i PS, i cili rezulton i pasur, është dhe Fidel Ylli. Deputeti i Qarkut të Beratit, Fidel Ylli, disponon llogari shtesë në Bankën Credins, në shumën +162.106 lekë, llogari shtesë në Bankën Raiffeisen, +10.62 dollarë, si dhe llogari shtesë në Intesa SanPaolo Bank, +19.907.45 euro. Ndërsa nga të ardhurat si deputet ka 2.234.305 lekë, nga të ardhurat nga puna e bashkëshortes në SHBA, 19.989 lekë. Deputeti Ylli rezulton edhe me pakësim të ardhurash. Depozita fleksi në Bankën Societe Generale rezulton me -4.334 euro.
Llogaria rrjedhëse në Bankën Societe Generale Albania rezulton me -3.601 lekë, depozita në Bankën Societe Generale Albania rezulton me -31.201 euro, llogaria në Bankën Societe Generale Albania rezulton me -842.86 euro, pakësim llogarie në Bankën Raiffeisen, -1.462.23 euro dhe pakësim llogarie në Intesa SanPaolo Bank, -3.450 lekë. Gjithashtu, depozita në Societe Generale Albania rezulton me -1.78 dollarë. Fidel Ylli, përpos të ardhurave dhe pakësimit të llogarive, ka edhe detyrime ndaj shoqërisë TID shpk, 39.389 euro dhe ka marrë hua, 100.000 euro. Tom Doshi dhe Mark Frroku Tom Doshi dhe Mark Frroku, janë dy deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët njihen për pasurinë e tyre të madhe. Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, ka në pronësi disa apartamente në Tiranë dhe Durrës, të ardhura nga shoqëria Profarma, shitja e hotelit dhe disa objekte me qera në Tiranë dhe në Australi.
Doshi ka blerë ndërtesë në Tiranë në shumën 3.500.000 lekë, një truall në Tiranë në shumën 300.000 euro dhe një apartament në Tiranë, në vlerën 11.652.480 lekë. Nga shitja e apartamentit në Durrës ka siguruar 4.200.000 lekë, nga shitja e një apartamenti tjetër në Durrës ka siguruar 2.240.000 lekë dhe nga shitja e po një apartamenti tjetër në Durrës ka siguruar 39.000 euro. Sa i takon të ardhurave si deputet, ai siguron 1.873.849 lekë, ndërsa të ardhurat nga paga e bashkëshortes, vlerësohen në 4.521.089 lekë. Doshi përfiton 15.600 euro nga qeraja e një apartamenti në Australi, të ardhura nga shoqëria Aldosch, 25.458.267 lekë dhe të ardhura nga shoqëria EGS, 160.293 euro.
Sa i takon deputetit kristiandemokrat, Mark Frroku, mësohet ai ka blerë ish-hotelin “Pencioni” Durrës, 6.000.000.0 euro. Frroku ka blerë një autoveturë tip Benz, 18.000 euro, autoveturë audi viti 2007, 900.000 lekë dhe autoveturë Audi viti 2001, 5.000 euro. Ndërsa të ardhurat si deputet janë në shumën 2.400.000 lekë, të ardhura nga pensionet e prindërve, 360.000 lekë dhe të ardhurat nga paga e bashkëshortes, 600.000 lekë. Përpos të ardhurave të siguruara, Mark Frroku ka shpenzuar 40.000.000 lekë për rikonstruksionin për godinën Leonard&Junior.