Connect with Us

Tërmeti në Nepal, gjenden trupat e dy diplomatëve rusë

Bota

Tërmeti në Nepal, gjenden trupat e dy diplomatëve rusë

Publikuar

-

Trupat e dy diplomatëve rusë që ishin shpallur të zhdukur pas tërmetit në Nepal janë gjetur në një zonë në kufi me Kinën e cila është edhe zona e goditur më së rëndi nga tërmeti. Ata ishin aty si turistë, sipas ambasadës ruse ndërsa ishin diplomat në ambasadën e Pakistanit.

Ambasadori rus në Nepal, Sergei Velichkinmissing, ka thënë se të dy diplomatët janë gjetur në fshatin Langtang, fshat pothuajse I rrënuar nga tërmeti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zjarret në Australi/ Prifti i bashkohet lutjes me myslimanët

Publikuar

-

Nga

Një shembull për t’u ndjekur na vjen nga Australia, ku besimtarët myslimanë dhe të krishterë janë bërë bashkë për t’u lutur për përkeqësimin e thatësirës dhe shuarjen e flakëve.

Fillimisht një grup myslimanësh janë mbledhur në Parkun Bonython në Adelaide, ku u lutën të binte shi, si dhe për shpirtin e viktimave të regjistruara nga zjarri.

Atyre iu bashkua edhe prifti Patrick McInerney, nga qendra për marrëdhëniet e krishtera-myslimane.

“Sot u bashkova me motrat dhe vëllezërit e mi myslimanë në Adelaide, në lutje për shi. Miku im, Profesori Mohamad Abdalla, i dha khutbah (predikim) duke theksuar pendimin dhe besimin te Zoti, i cili është Ofruesi i Mëshirshëm”, tha prifti për mediat.

LEXO EDHE:  “Qeni kosovar që shpëtoi jetë është hero”/ Meta: E kam puthur me gjithë shpirt

LEXO EDHE:  Japonia goditet sërish nga tërmeti/ Paralajmërohet cunami

Këto lutje erdhën një ditë pasi humbën jetë nga zjarri në ishullin Kangaroo, në brigjet e Australisë së Jugut piloti, 78 vjeçar, Dick Lang dhe djali i tij 43-vjeçar, Clayton, i cili ishte kirurg.

Ndërkohë pritet bilanci nga zjarret, që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke djegur banesa dhe prona.

Rreth 500 zjarrfikës po vazhdojnë të luftojnë me flakët e pakontrolluara që kanë nisur që nga fundi i dhjetorit dhe që janë përshkallëzuar edhe më tepër nga moti i nxehtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Balotazhi i zgjedhjeve presidenciale në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e partisë konservatore Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) dhe ish-kryeministri Zoran Milanoviç i Partisë Social Demokratike (SDP) të dielën garuan në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.

Në raportimin e bërë, radioja amerikane VOA thekson ndër të tjera se: raundin e parë të zgjedhjeve dy javë më parë, Milanoviç fitoi ndaj 11 kandidatëve të tjerë, duke marrë 29.6 për qind të votave. Ai doli para presidentes në detyrë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, cila mori 26.7 për qind të votave.

Roli i presidentit është kryesisht ceremonial në Kroaci. Presidenti nuk mund t’i vë veton ligjeve, por është komandant i ushtrisë dhe përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Maqedoni/Janë përgjuar edhe diplomatët

LEXO EDHE:  Paniku nga tërmeti/ Banorët braktisin shtëpitë

Sondazhet tregojnë se rezultati do të jetë i ngushtë, megjithëse disa prej tyre i japin një epërsi të vogël presidentes Grabar-Kitaroviç.

Kroacia, e cila mori presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian më 1 janar 2020, do të mbajë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vjeshtë.

Votimet përfunduan në orën 19:00 dhe rezultatet e para paraprake pritet të shpallen disa orë më vonë.

Milanoviç, i cili ishte kryeministër i vendit nga vitin 2011 deri në vitin 2015, zhvilloi fushatën e tij zgjedhore me premtimin se ai do të luftonte korrupsionin që ai thotë se ishte intensifikuar që kur ai humbi pushtetin dhe konservatorët morën drejtimin e vendit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Pompeo: Zbulimi amerikan ishte i qartë mbi rrezikun që paraqiste Soleimani

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i doli në mbrojtje të dielën sulmin ajror amerikan që vrau komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani. Ai tha se shërbimet e zbulimit e kishin bërë të qartë se mosveprimi do të kishte paraqitur një rrezik më të madh.

“Vlerësimet e shërbimeve amerikane të zbulimit e bënë të qartë se mungesa e një veprimi, që do të lejojnte Soleimanin të vazhdonte të komplotonte, të vazhdonte me planet apo fushatat e tij terroriste, do të krijonte më shumë rrezik sesa të ndërmarja e një veprimi si ai që morëm javën e kaluar”, tha zoti Pompeo në një intervistë për rrjetin televiziv “ABC”.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer kërcënime pas vdekjes së gjeneralit kryesor iranian, i vrarë të premten nga një sulm ajror amerikan në kryeqytetin e Irakut.

LEXO EDHE:  Rama: Duhet tërmet që t’a shembë nga themelet sistemin e Drejtësisë

LEXO EDHE:  Paniku nga tërmeti/ Banorët braktisin shtëpitë

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka premtuar një hakmarrje të ashpër për vrasjen e Qassem Soleimanit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se do të sulmohen objektiva të shumta në disa vendndodhje në Iran, nëse Irani do të hakmerret për vdekjen e Soleimanit.

LEXO TE PLOTE