Connect with Us

Sondazhi në “Daily Mirror”/ Britania të japë 12 pikë për Elhaida Danin

Aktualitet

Sondazhi në “Daily Mirror”/ Britania të japë 12 pikë për Elhaida Danin

Publikuar

-

Elhaida Dani me “I’m Alive” po konsiderohet si favorite sivjet për ta fituar Eurosongun. Ky tashmë nuk është sekret. Për Elhaidën po shkruajnë pothuajse të gjitha mediat europiane, ashtu sikurse ka shkruar sot e famshmja Mirror, ku 54 për qind e lexuesve të kësaj gazete mendojnë që Britania duhet t’ja jap Shqipërisë 12 pikë.

Gazeta britanike “Daily Mirror” sot ka bërë prezantimin e Shqipërisë në garën për Eurosong. Kjo gazetë ka bërë edhe një anketë ku ka pyetur lexuesit e saj se sa pikë do t’ja jepnin Shqipërisë dhe aty shihet se rreth 54.5 për qind e të anketuarve janë që Britania t’ja japë12 pikët Shqipërisë. Deri me tani paraqitja më e mirë e Shqipërisë në këtë garë ishte ajo e Rona Nishliut me këngën Suus që arriti në vendin e pestë por sivjet pritjet janë më të mëdha për Shqipërinë.

Kjo për shkak se Shqipëria prezantohet me një këngëtare që tashmë është emër i njohur në gjysmën e Europës, Elhaida Dani. Kjo për shkak se ajo është edhe zëri më i mirë edhe i Italisë. Fituese e edicionit të vitit 2013 të The Voice of Italy, ajo tashmë ka në supe edhe fitore të shumë festivaleve dhe garave në këngë, kështu që nuk do të kënaqet me një humbje në Eurovision 2015. Pas dy viteve ku nuk kemi pasur këngë të mira nga Shqipëria, sivjet është më ndryshe.

LEXO EDHE:  Mahnitet nga "Baresha"/ Elhaida Dani i mëson të këndojë shqip libanezes

Elhaida është një zë i fuqishëm në këtë garë, edhe nëse kënga e saj nuk është aq argëtuese ka një gjë që bën që ju të drithëroheni nga ajo. Lirikisht, nuk mund të themi se është një botë e ndriçuar, por vokalisht, Elhaida fluturon në një rang të lart dhe bën që kjo këngë do të jetë konkurrente serioze, shkruan Mirror.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rakip Suli ‘zbret nga kali’ Xhelal Mziun/ Bashkia investim në rrethrrotullimin qendror të Kamzës

Publikuar

-

Nga

Rakip Suli 'zbret nga kali' Xhelal Mziun/ Bashkia investim në rrethrrotullimin qendror të Kamzës

Kreu i Bashkisë Kamëz , Rakip Suli ka njoftuar se hyrja në këtë bashki nuk do të jetë më e njëjta nëpërmjet ‘Bulevardit Blu, por shumë shpejt do quhet Bulevardi ‘Nënë Tereza’.

Në sheshin qendror të Kamzës do të vendoset një statujë e humanistet shqiptare, ndërsa në rrethrrotullimin qendror  nuk ndodhet më statuja e djalit me kalë, por është kthyer në një hapësirë të gjelbër. Mesa duket Suli e ka “zbritur nga kali’ rivalin e tij Xhelal Mziu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ku e ke bllokun, po floririn”/ Qytetatët “kryqëzojnë” Metën në rrjetet sociale

Publikuar

-

Nga

“Ku e ke bllokun, po floririn”/ Qytetatët “kryqëzojnë” Metën në rrjetet sociale

Presidenti Ilir Meta aktualisht ndodhet nën hetim nga Komisioni Hetimor, pasi akuzohet për shkelje të Kushtetutës.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit dhe pas daljes së rezultatit ku partia e tij pësoi disfatë të madhe, Meta ka shmangur daljet televizive, duke ia lënë këtë stafetë zëdhënësve të tij.

Por ditën e sotme kreu i shtetit është shfaqur i shqetësuar sa i takon fenomentit të pastrimit të parave, ku përmes një postimi në rrjetin social i ka bërë thirrje SPAK që të nis menjëherë hetimet për këto veprime antiligjore.

Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore”, shkruan Meta.

Por ajo që bie në sy janë komentet e shumta që vijnë në adresë të presidentit dhe akuzat që hedhin ndaj tij, duke i përmendur çdo aferë korruptive që mund të jetë i përfshirë.

LEXO EDHE:  Basha fton shqiptarët: Votoni Elhaida Danin

LEXO EDHE:  Elhaida Dani publikon "I'm alive"

Të shumtë janë ata që i kujtojnë vjedhjen e floririt në Kërrabë dhe që i kërkojnë të tregojë se ku e ka fshehur, ndërsa ka edhe nga ata që i kujtojnë bllokun e zi, ku u kap në videopërgjim me ish ministrin e tij, të ndjerin Dritan Prifti.

Pakënaqësia dhe dëshira për të mos e parë më në skenën politike nga ana e qytetarëve duket se është shumë e madhe. Një komentues, i përmend daljet e fundit presidentit, ku shfaqej i dehur dhe një tjetër që shprehet se Meta me sjelljen e tij prej rrugaçi nuk mund të përfaqësojë qytetarët e ndershëm.

Fundi i Metës jo vetëm me partinë e tij, por edhe me Presidencën duket se është i afërt. Komisioni Hetimor po ecën me ritmet e duhura, ku pas seancës së sotme caktoi datën 18 maj për të mbajtur seancën dëgjimore me Metën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrjet e Metës me hanxhar e sfurqe/ Ngjela jep siguri: Mazhoranca do e shkarkojë këtë herë

Publikuar

-

Nga

Thirrjet e Metës me hanxhar e sfurqe/ Ngjela jep siguri: Mazhoranca do e shkarkojë këtë herë

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur tek nisma për shkarkimin e Metës.

Ngjela theksoi se Meta ka dalë nga roli i Presidentit dhe është artikuluar politikisht me opozitën. Sipas tij, mazhoranca do ta shkarkojë Metën këtë herë.

“Ajo shkelja e Kushtetutës do mendim juridik. Ai ka dalë nga pozicioni i tij si President dhe ka hyrë në Parlament. Ai u artikulua politikisht me opozitën, gjë që nuk duhej ta bënte. Këtë nuk e lejon kushtetuta. Thirrjet që bëri jo me hanxhar, jo me mjete prehta, s’ka rëndësi.

Pyetja më e madhe është kjo: Rama e ka nga vetja apo ja ka kërkuar Washington? Sepse nuk mund të dalë një President i NATO-s dhe të thotë raketë. Të shikojmë se çfarë do të bëjnë. Por unë kam përshtypjen se do ta shkarkojnë”, tha Ngjela./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Elhaida Dani: Për të fituar Eurovizionin duhet të punohet sa shtetet e tjera

LEXO EDHE:  Kënga e Elhaida Danit në Eurovision thyen rekorde

 

LEXO TE PLOTE