LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa do i kushtojë mamit të Erionit fushata?

7 Maj 2015, 09:45, Aktualitet CNA

Fushata elektorale ka filluar pa hyrë zyrtarisht në afatet e saj ligjore. Mediat transmertojne takime kandidatësh, vetë ata kanë filluar promocionin në rrjetet sociale, takimë me shtabe apo profile të ndryshme grupesh. Fushata po ngrihet cdo ditë,  dështime dhe suksese, llogari votash, por të gjithë bejne sikur harojnë koston e kësaj fushate.

Erion Veliaj, kandidati i mazhorancës i cili u martua me dy dasma, pak kohë më parë, një në Kalanë e Gjirokastrës, tjetrën në Pezë atje ku flinte shefi i tij dikur, kuptohet kostot dhe pagesat u përballuan, sic tha vetë Veliaj me kursimet e mamit. Duket se edhe fushata do ketë kontribut thelbësor nga mami, pasi partia nuk ka mundësi të ketë lëkë, pasi njërzit e saj si ka punësuar ende, ekonomia është dobët, ministrat skanë asnjë lekë janë ku “thërret qameti”. Kryeministri sa është shtuar më një djale, ska mundësi, Mjaft-I po ska më fonde, prandaj Mazniku si zv/ministër arsimi me ndonjë lek të dhënë nga Neim Cili i UET dhe mami janë besojmë burimi kryesor kontributeve për këtë fushatë.

Sa kushton minimalisht fushata e Erionit?

Për të bërë një llogari të thjeshtë të kostos minimale Erion Veliaj po sjellim në vemendje vetëm imazhin. Fillojmë nga adezivet, pra imazhin e vendosur ne fasadat e ambienteve. Ato janë të ndryshme nga 100m2 deri në 10m2. Kostoja për m2, me gjith vendosje eshte nga 7-10 euro. Po të llogarisim se në Tiranë, Veliaj, do ketë të paktën 150 zyra elektorale, minimalisht 10 për njësi, dhe fasades po i marim një sipërfaqe mesatare 40 m2 dalim në një kosto të parë. (Ne fakt pritet te kete minimalisht 400).

Pra 150 zyra të cilat i shumëzojmë me mesataren 40 m2 adeziv (qe në fakt është minimale) dhe më pas e shumezojme me 7 euro (qe prape është minimale). 150*40, pra një sipërfaqe minmimale 6 mijë m2 adeziv vetëm për fasadat e jashtme të cilat duke i shumëzuar me 7 euro për m2 kosto printim plus vendosje pra gati 42 mijë euro vetëm adeziv.

150 ambientet e mara mem qera qe fillojnë nga 200 euro deri ne 1000 euro për një muaj e gjysem po i marim një cmim minimal mesatar 400 euro për ambient minimalisht 60 mijë euro.

Flamuj për takimet 20 mijë që kushtojnë minimalisht 4 euro bëjne 80 mijë euro të tjera.

Transmetimet televizime, takimet led me qera, regji etj minimalisht nga 15-20 mijë euro takimi. Janë planifikuar të paktën 80 takime që kushtojnë minimalisht 1.2 milion euro.

Makina, karburante, paisje per zyrat, dieta ushqim etj etj etj etj shkojne tek nje kosto minimale per 2 milion euro per fushaten e kandidatit Veliaj, sipas imazhit dhe formës qe ai po ofron.

Keto shifra jane nje shume shumë e vogel nga realiteti i kostos elektorale te kandidatit Veliaj. Shpresoj që mami  dhe shokët e tij nuk do ta lenë në baltë Erionin.

Elvi FUNDO

Lajmet e fundit nga