Një këshill i mjerë/Ku po shkon opozita në Korcë?

7 Maj 2015, 11:50, Aktualitet CNA

Asnjë kauz, asnjë aksion, asnjë lëvizje, për më tepër PD në Korc në më shumë se 6 muaj ka bërë vetëm disa pseudo konferenca shtypi dhe asgjë më shumë. Sot vjen me një listë skandaloze për Këshillin Bashkiak të qytetit. Mjerim dhe turp.

Pak histori

Këtu kam parasysh faktin që opozita protestonte në 21 nentor në shesh, në Korcë asnjë fjalë nuk kërkohej publikisht mbështetje për protestën por flitej për mollët.

Kohë më parë kur flitej dhe debatohëj për kullën në qendër të qytetit vetëm një reagim sporadik nga një njeri aksidental dhe klloun i pashoq, heshtje varri.

Mediat denonconin akullin dhe 61 persona të demtuar në rrugët e qytetit, Bashkia flinte gjumë e ndante lekët me firmën pastruese, PD-ja në Korcë harronte pse ekzistonte, por kujtohej diten kur fillonte pastrimi i qytetit.

Denonconin mediat investimet në parkun Rinia për shumat e mëdha dhe abuzimet, por opozita nuk fliste.

Denonconin mediat problematikat në Spitalin e qytetit, por PD në Korcë bënte sehir.

Denonconin mediat problematikat me akset nacionale, PD në Korcë flinte gjumë.

Denonconin mediat pushimet nga puna por PD në Korcë heshti, vetem nje prononcim me gjysem zeri.

Denonconim mediat skandalet në Ujësjellësin e Korcës por PD në Korcë heshti.

Denoncime cdo dite, dhjetra problematika dhe skandale qe sot mund te ishin aksion I fushates elektorale.

Denoncojnë mediat dhe PD ne Korce hesht, pse? Sepse shumica e këtyre lajmeve kanë dalë nga cityfm.al. Ne jemi kritikë jo vetëm të qeverisë por edhe të kryetarit të PD në Korcë. Të cilit i duket se është në lokalin e tij kur shkon në selinë e PD.

Lista e Këshillit Bashkiak

Problemet politike dhe cështjet e qytetit kushdo që i ngre apo denoncon, opozita duhet t?i rëmbeje si aksione të saj dhe të flasë për qytetarët dhe jo të heshtë dhe të bëjë indiferentin.

Kjo është arsyeja pse unë nuk besoj tek lista e re në Këshillin Bashkiak nga PD. Sepse ata janë klientë të Zv/Kryeministrit Niko Peleshi, ortakë në biznese dhe pasuri. Cfarë do flasin e cfarë do thonë?

Ja pse është e turpshme lista e këshillit bashkiak në Korcë, sepse opozita përfaqësohet më antivlerat e heshtjes. Pa lenë mënjanë skandalin që kreu i degës të PD, tregon sa i vogël është vendos veten të parin në listë. Kjo ska ndodhur kurrë në Korcë, asnje kryetar se ka bere këtë veprim në 24 vite. Qytetarëve në Këshilla nuk duhet t?ju ofrohet kryetari, por elita ajka e përfaqësuesve të qytetit. Ajo listë nuk përfaqëson Korcën por një klan të mjerësh.

Një diferencë mjaft e madhe midis kandidatit që ofron PD në Korcë dhe një listë më shumë se qesharake dhe të neveritshme. Kjo flet jo pak se kush është ajo që kërkon vërtet opozita dhe qytetaria, dhe cfarë ofrojnë disa të marrë po ju dhe pushtet.

Elvi FUNDO

 

 

Lajmet e fundit nga