Connect with Us

NATO e shqetësuar me zhvillimet në Maqedoni

Kosova & Rajoni

NATO e shqetësuar me zhvillimet në Maqedoni

Publikuar

-

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri i shoqëruar nga deputeti i BDI-së, Artan Grubi janë takuar në selinë e NATO-s me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate, Aleksander Vershbau. Në fokus të këtij takimi theksohet se ka qenë situata aktuale në Maqedoni, marrëdhëniet ndëretnike, Marrëveshja e Ohrit dhe çështje të tjera.

Në komunikatë ndër të tjera theksohet se NATO ka shprehur shqetësim për zhvillimet në Maqedoni dhe inkurajon përpjekjet për tejkalim të situatës sa më shpejt dhe rikthim në agjendën EuroAtlantike.
Xhaferri ka elaboruar mbi situatën aktuale politike në vend dhe patjetërshmërinë e ndërmjetësimit intenziv të Brukselit me inkurajim edhe të SHBA-v për ta zgjidhur këtë ngërç serioz politik që tashmë po merr edhe karakter qytetar me protesta në rrugë. Xhaferri vijoi duke folur për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si shtyllë e marrëdhënieve ndëretnike dhe për nevojën urgjente që Maqedoniа të zgjidh çështjen e emrit dhe të anëtarësohet në NATO. Dy zyrtarët e BDI-së kanë zhvilluar në Bruksel edhe takime me eurodeputetë dhe përfaqësues të BE-së. (INA)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Publikuar

-

Nga

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë gati 4000 të rinj dhe burra nga Kosova.

Kjo ngjarje tragjike vazhdimisht kujtohet nga shqiptarët në Mal të Zi, kurse këto ditë doli nga shtypi libri i studiuesit Nail Draga “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve”.

Masakra e Tivarit është tragjedia më e madhe e regjimit komunist që u realizua me pabesi ndaj të rinjve kosovarë. Ky mobilizim tragjik i çoi drejt vdekjes rreth 4000 persona, të cilët besohet se u vranë në qytetin e Tivarit nga forcat e ushtrisë jugosllave.

Studiuesi Nail Draga vlerëson se kjo ngjarje ishte një strategji për të spastruar shqiptarët nga Kosova dhe për të instaluar pushtetin ushtarak atje.

Masakra e Tivarit i 1 prillit 1945 është një rast i veçantë që dëshmon për një veprim strategjik të pushtetit ushtarak dhe politik të Jugosllavisë së asaj kohe dhe animoziteti i tyre ndaj shqiptarëve për arsye se nuk mund të arsyetohet me asnjë akt një veprim i tillë gjenocidal kundër shqiptarëve pasi në atë kohë nuk ka pasur operacione ushtarake në këtë vend. Andaj qytetarët nga Kosova, të cilët në një mënyrë janë marrë peng gjoja se do të luftohet armiku në pjesën veri-perëndimore të ish-Jugosllavisë. Kjo ishte një strategji perfide e tyre për ti spastruar shqiptarët nga Kosova dhe për të realizuar vendosjen e pushtetit ushtarak të Serbisë në Kosovë”, thotë zoti Draga.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, këto ditë doli nga shtypi libri “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve” i përgatitur nga studiuesi Nail Draga, i cili ofron të dhëna me interes për lexuesin shqiptar.

Ky botim ofron të dhëna me interes dhe nga ana tjetër paraqet edhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhje me këtë ngjarje tragjike, përgjegjësi që shteti shqiptar asnjë herë nuk e ka trajtuar në mënyrë serioze dhe shkencore për arsye se ata ishin bashkëfajtorë dhe bashkëpërgjegjës për këtë masakër kundër shqiptarëve. Unë mendoj se në të ardhmen duhet të bëhen hulumtime në arkivat të ndryshme dhe sigurisht në arkivin ushtarak të ish- Jugosllavisë, por edhe në mjedise tjera për të gjetur materiale të mjaftueshme për këtë çështje”, shtoi zoti Draga.

LEXO EDHE:  11 vjetori i anëtarësimit në NATO/ Meta bën falenderimin e veçantë për ish presidentin George W Bush

LEXO EDHE:  Kreu i NATO-s “shuplakë” Bashës/ E papranueshme dhuna, uluni në dialog

Studiuesi Draga po ashtu vë në dukje se për Masakrën e Tivarit arkivat e shtetit në Beograd dhe Podgoricë janë të mbyllura. Megjithatë ai beson se Kosova, si shtet i pavarur, do të angazhohet në ndriçimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Deri më tani në opinionin e Malit të Zi nuk ka të dhëna për këtë çështje, ndërkohë që arkivat janë të mbyllura për arsye se nuk do të pranojnë se kanë kryer krime. Sidoqoftë krimet mbesin krime dhe ato duhet të publikohen dhe duhet të zbardhën dhe të njihen opinione me ato të dhëna. Unë mendoj se në rrethana të reja kur Kosova është shtet i pavarur u takon atyre që të angazhohen drejtpërsëdrejti me qeverinë në Mal të Zi që në vendin e krimit të vendoset një pllakë përkujtimore ose të ndërtohet një memorial në kujtim të viktimave të kësaj masakre”, tha zoti Draga.

Zoti Draga thotë se vrasjet e djemve dhe burrave kosovarë u realizuan nga pjesëtarët e Brigadës së Dhjetë Malazeze. Të vrarët, sipas tij, nuk janë varrosur, por janë dërguar në vende të ndryshme për të humbur gjurmët e krimit, ku edhe sot varret mungojnë./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Analistët për situatën në Malin e Zi

Publikuar

-

Nga

Analistët për situatën në Malin e Zi

Analistë amerikan dhe evropian thanë se nxitja e hakmarrjes politike dëmton përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Malit të Zi, vendi i vogël që është parë si favorit në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. I pavarësuar 15 vjet më parë, Mali i Zi tash e mbi pesë muaj ka një qeveri të re të zotëruar nga partitë proserbe e proruse, duke ngritur shqetësime për ndryshimin e orientimit të vendit që tashmë është anëtar i NATO-s.

Analisti amerikan, Richard Kraemer nga Instituti Kërkimor për Politika të Jashtme dhe Shef i Programit të Ballkanit Perëndimor në Qendrën Evropiane të Vlerave, tha në një bisedë për Zërin e Amerikës, se anketat e fundit tregojnë që shumica e qytetarëve të Malit të Zi duan që vendi të vazhdojë rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Kur shohim se çfarë po ndodhë muajt e fundit me amendamentimin e Ligjit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe si qeveria aktuale po sulmon prokurorin e Posaçëm, Milivoje Katniç për të cilin unë kam vetëm respekt dhe admirim dhe e konsideroj si një patriot të vërtetë, veprimet e tilla kanë pasoja. Nxitja e hakmarrjes politike nuk do t’ju fus në Bashkimin Evropian. A do t’i dëgjojnë udhëheqësit e Malit të Zi këto mesazhe dhe t’i kuptojnë ato, është çështje e tyre”, tha ai.

Prokurori i Posaçëm, Milovoje Katniç, drejtoi hetimet rreth përpjekjeve për një grusht shteti në vitin 2016 në Mal të Zi.

Analistja Majda Ruge nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare, tha se çështja e këtij ligji që mori një opinion nga Komisioni i Venecias, u paraqit nga shumica parlamentare si një hap më tej drejt luftës kundër korrupsionit. Por, duket më shumë si një përpjekje për të ushtruar ndikim politik në drejtësi, posaçërisht në zyrën e prokurorit.

“Pra çështja është se si do të veprojë qeveria e cila tha se ‘Komisioni i dha dritën jeshile’, që nuk është e vërtetë dhe si do të punojë për përmbushjen e kapitullit 23, që ka të bëjë me drejtësinë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Zonja Ruge thotë se në Malin e Zi ka veprime që demonstrojnë një trend drejt revizionizmit, që tashmë është parë edhe në Serbi dhe Kroaci.

“Pamë mohimin e gjenocidit në Srebrenicë nga ministri i Drejtësisë. Sapo kishim vizitën e një delegacioni të Malit të Zi, përfshirë ministrin e Financave, në Republikën Serbe të Bosnjës, dhe takimin e tyre me Milorad Dodikun, pa flamurin e Bosnjës dhe vetëm më simbolet e Republikës Serbe, pak pas publikimit të dokumentit joformal slloven që argumentonte për ripërcaktimin e kufijve në vija etnike dhe deklaratat e Milorad Dodikut se Bosnja duhet të shpërbëhet në mënyrë paqësore. Këto janë vetëm disa shenjat e qeverisë së re dhe çështja është nëse këto do të përkthehen në politika të jashtme dhe rajonale më pak konstruktive të qeverisë së Malit të Zi”, tha zonja Ruge.

Mali i Zi, i cili deri në vitin 2019, për gati 30 vjet është drejtuar nga Partia Demokratike e Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç, sfidoi aleatin historik, Moskën në vitin 2017, duke u anëtarësuar në NATO. Analistë të ndryshëm thonë se me qeverinë e re rusët mund të shfrytëzojnë zyrtarët më miqësor ndaj tyre në Podgoricë për të përfituar qasje në informacionet e besueshme të aleancës. Për zotin Kraemer dhe zonjë Ruge, është vështirë të thuhet se Mali i Zi mund të ofrojë qasje në informacione të tilla.

“Por, duhet kuptuar se veprimet dhe fjalët kanë pasoja. Kur keni dikë si (kryeministrin Zdravko) Krivokapiç, që duket si dikush me mëdyshje rreth një perspektive të një unioni të ardhshëm ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, ta zëmë, është pengesë e madhe për atë që duhet të jetë integrim efektiv i forcave ushtarake të Malit të Zi nën ombrellën e NATO-s”, tha zoti Kraemer.

LEXO EDHE:  11 vjetori i anëtarësimit në NATO/ Meta bën falenderimin e veçantë për ish presidentin George W Bush

LEXO EDHE:  Makina del nga rruga/ Plagoset 36 vjeçarja

“Do thosha duhet të jesh i brengosur me shumë nga përzgjedhjet në ministrinë e Mbrojtjes, shefin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Komisionin parlamentar për sigurinë. Shefi i këtij komisioni është Milan Knezheviç, që ishte dënuar për pjesëmarrje në përpjekjen për grusht shteti të mbështetur nga Rusia në Malin e Zi. Edhe nëse zoti Knezhevic dhe qeveria pohojnë se akuzat ishin të motivuara politikisht, çështja është nëse për emërimet ne sektorin e sigurisë është bërë vlerësimi i duhur”, tha zonja Ruge.

Përveç ndikimeve nga Serbia dhe Rusia, në Malin e Zi është në skenë edhe një lojtar tjetër u fuqishëm, Kina. Rreth një muaj më parë Mali i Zi kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian për të shlyer një borxh prej 1 miliardë dollarësh që kishte marrë nga Kina në vitin 2014 për ndërtimin e një autostrade nga Tivari në bregdet deri në veri në kufi me Serbinë.

Analisti Kramer e quan “autostradë drejt asgjëkundit” dhe një shembull shkollor se çfarë ndodhë kur shteti kinez përfshihet fuqishëm me një qeveri të një vendi tjetër në atë masë sa diplomacia e kurthit të borxheve përdoret si mjet për të zgjeruar ndikimin gjithandej rajonit.

“Nëse e shihni shumën e kredisë dhe shkallën e ekonomisë në Mal të Zi, po flasim për vlerësimet se një kilometër e autostradës 42 kilometërshe është llogaritur 23,8 milion dollarë, për një vend me 650 mijë banorë, pa industri të zhvilluar, është befasuese për mua që qeveria e DPS-it ishte e vullnetshme të pranojë kushte të tilla. Megjithatë, e pranoj se kjo ka ndodhur para disa vitesh kur shumë evropianë, amerikanë, australianë, shumë njerëz të demokracive funksionale gjithandej në botë, kishin besim se Kina do të bëhet pjesë e komunitetit tregtar dhe investues dhe do të luajë sipas rregullave. Por, kushtet e kësaj kredie tregojnë se nuk kishte asgjë të padëmshme në atë që Kina po synonte. Kina e kishte shumë të qartë idenë se do të jetë në gjendje të marrë shumë nga Mali i Zi madje duke marrë portin e Tivarit si pasojë. Kjo është vetëm keqdashëse”, tha zoti Kraemer.

Për zonjën Ruge, Kina është lojtar i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe paraqet sfidë për rajonin kur flitet për harmonizimin e tyre me standardet e Bashkimit Evropian, në fusha të ndryshme, si standardet e prokurimit, mjedisit apo mbrojtjen privatësisë. Mali i Zi, nuk është përjashtim, thotë ajo.

“Projektet kineze zbatohen gjithandej rajonit, përfshirë kreditë për autostradat dhe hekurudhat e ndërtuara kryesisht nga kontraktorët kinezë, për termocentrale më thëngjill që janë problematike për mjedisin, siç është në Tuzlla të Bosnjës. Për me tepër, kemi investime të mëdha kineze në Serbi, përfshirë blerjen e kompleksit e minierave të bakrit në Bor, shpëtimin e industrisë së çelikut, investimet në fabrikën e gomave në Zrenjanin, dhe pastaj kontratën e Huawei me Serbinë për rrjetin 5G dhe pajisjen me kamerat vëzhguese në Beograd”, thotë zonja Ruge.

Analistët pohojnë se në një botë të preokupuar me COVID-19, Mali i Zi është lënë pas dore, dhe Uashingtoni dhe Brukseli duhet të rikthejnë vëmendjen për të penguar rrëshqitjet demokratike në këtë vend por edhe gjetiu në rajon.VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 / Tre të vdekur dhe 40 raste të reja në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi të shtunën se janë shënuar edhe tri viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga Prizreni, Skenderaj dhe Suhareka.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 40 raste të reja me koronavirus pas testimit të 2.135 mostrave. Shifra prej 40 i bie që 1.8 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 358 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.165. Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106.843, i viktimave në 2.223 dhe i të shëruarve në 99.455. REL

LEXO TE PLOTE