LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kosovë/Prokuroria ngre akuzë për terrorizëm ndaj 32 personave

7 Maj 2015, 15:42, Kosova & Bota CNA

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 32 qytetarëve të Kosovës për ?vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm?, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Veprat penale me të cilën ngarkohen personat e akuzuar, të cilët në komunikatën e prokurorisë janë prezantuar vetëm me iniciale, përmban akuzat për ?rekrutim për terrorizëm?, ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste? dhe ?Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve?.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ?për disa nga të akuzuarit ekziston dyshimi i bazuar se I janë bashkangjitur për të luftuar grupit terrorist në Siri, ISIS, disa të tjerë kanë bërë ftesë për qytetarë për t?iu bashkuar grupit terrorist ISIS, ndërkaq disa të tjerë kanë rekrutuar njerëz për të dërguar në luftën e Sirisë, dhe njëkohësisht kanë mbledhur fonde për organizatat e lartcekura terroriste të shpallura nga OKB-ja.

Hetimi për këto raste ka nisur më 9 gusht të vitit të kaluar ndaj 57 personave, ndërsa të njëjtën kohë ishin arrestuar mbi 40 persona.

19:41 Kosova & Bota

Protestë në Shkup

Qindra banorë u mblodhën të martën në orët e mbrëmjes para s...

Lajmet e fundit nga