LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eksploziov Florenc Hoxhës, Drejtor i INUV Tiranë

7 Maj 2015, 07:26, Aktualitet CNA

Vazhdojnë sërish incidentet për drejtorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) në bashkinë e Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në afërsi të banesës të 40 vjeçarit Florenc Hoxhës, dy persona me maska kanë hedhur dy shishe me lëndë eksplozive. Gjithashtu, po sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se kallëzimin në polici e ka bërë vetë Hoxha, por ai nuk ka shkuar të japë një deklaratë konkrete, pasi kallëzimin e ka bërë vetëm me anë të një telefonate.

Burimet shprehen për gazetën ?Shqiptarja.com? se Kreu i INUV Florenc Hoxha, ka thënë se rreth ditën e djeshme, rreth orës O4:00 minuta, në Fushë Farkë, rreth 30 metra larg murit rrethues të banesës së Hoxhës, dy persona të maskuar kanë hedhur dy shishe me lëndë eksplozive.

Ndërkohë, burime nga komisariati nr.4 në Tiranë, thanë për gazetën se Hoxha nuk është treguar bashkëpunues në këtë ngjarje. ?

Lajmet e fundit nga