Connect with Us

Denoncim/ Ansambli ” Tirana ” jashtë festivalit të Gjirokastrës

Denoncim

Denoncim/ Ansambli ” Tirana ” jashtë festivalit të Gjirokastrës

Publikuar

-

Grupi polifonik Argjiro, së bashku me grupin e fëmijëve të Gjirokastrës, janë eleminuar nga gara e festivalit polifonik të Gjirokastrës që do të mbahet këtë vit.

Ky është një nga skandalet që vazhdohet të bëhet me fondet e shtetit dhe taksat e qytetarëve.

Festivali i Gjirokastrës, si shumë aktivitete të tjera, bëhet për të mbushur xhepin e disa servilave dhe pseudoartistëve.

Juria e përbërë nga Shkëlqim Guçe, Shyqyri Hysi, Koço Vasili, Stavri Çati piktor, Fitim Caushi, kanë skualifikuar nga ky festival edhe grupin tradicional të Zagories me pretendimin se ata “nuk dinë të këndojnë”.

LEXO EDHE:  Si të eleminoni djersën

Festivali polifonik i Gjirokastrës do të nisë në datën 10 maj.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Denoncim

Mori kredi me firmë të falsifikuar/ Pronari i lokalit pranon vjedhjen

Publikuar

-

Nga

Mori kredi me firmë të falsifikuar/ Pronari i lokalit pranon vjedhjen

Një vajzë 28 vjeçe ka denoncuar në “Stop” Qemal Gorishovën. Sipas saj Gorishova duke shfrytëzuar të dhënat e identitetit të saj, i falsifikoi firmën, duke aplikuar për kredi me një vlerë 2 milion Lekë të vjetra. Aplikimi iu miratua dhe ai bleu dy aparate celularë.

Ngjarja ndodhi në vitin 2018 dhe vajza vihet në dijeni vetëm, kur i telefonojnë nga institucioni financiar, se duhet të shlyejë këstet e kredisë së marrë.  Por cila është lidhja mes palëve? Ajo punoi disa kohë si banakiere dhe menaxhere në bar-kafenë e Qemal Gorishovës.

Me këtë shtetas ajo ka dy çështje: për përndjekje, e cila u mbyll dhe për problemin e kredisë se marrë. Ekspertët pasi bënë akt-ekspertimin e firmës, nuk e përjashtuan mundësinë, që firma të ishte falsifikuar.

Megjithatë, gjykata, pas kërkesë-padisë së institucionit financiar, e detyroi vajzën, të zbatojë urdhrin për të shlyer shumën, që shkon në rreth 4 milionë lekë të vjetra, me gjithë interesat.

Për të vërtetuar pretendimin e saj, vajza na vë në dispozicion një video-regjistrim, ku Qemal Gorishova pranon, se ka qenë ai, i cili ka marrë kredinë me firmë të falsifikuar.

Denoncuesja: Hë njëherë, më trego, si e more?

Qemal Gorishova: Direkt, për gjysmë ore.

Denoncuesja: Kush është ky komshiu yt, që e ke marrë ti?

Qemal Gorishova: Ah, ai në Vlorë.

Denoncuesja: Po si ta rregulloi ky?

Qemal Gorishova: E bëri direkt ai, me një telefonatë.

Qemal Gorishova: I vajta unë për Erisin, nuk e bëri, se donte edhe Erisi.

Denoncuesja: Erisi?

Qemal Gorishova: E, se Erisi paska patur probleme.

Denoncuesja: Çfarë problemesh?

Qemal Gorishova: I doli emri. Ku di unë, se çfarë ka patur.

Denoncuesja: Edhe ti kishe patur probleme.

Qemal Gorishova: Për Erisin nuk e bëri, ja pyet Erisin!

Denoncuesja: Po mirë, pra, a kishe ti?

Qemal Gorishova: Mua ma bëri ai.

Denoncuesja: Po si ta bëri, pra? Ta bëri, se të ka mik?

LEXO EDHE:  Si të eleminoni djersën

LEXO EDHE:  Akuzat e Speciales/ Habit gazetari: Një pjesë e dëshmitarëve janë eleminuar

Qemal Gorishova: Po!

Denoncuesja: Po asaj të bankës, si i ka thënë?

Qemal Gorishova: Ku di unë? Për gjysmë ore  vajta mora telefonin.

Denoncuesja: Ore, si ta dha me kartë tjetër, me emrin tim? Si ta dha ty?

Qemal Gorishova: E bëri direkt.

Denoncuesja: Po mirë mo, siç e ke marrë ti, siç e more ti për shembull. A more ti kredi në emrin tim?

Qemal Gorishova: Po!

Denoncuesja: A mund të marr edhe unë kredi në emrin tënd tani? Si e more ti?

Qemal Gorishova: Do pyes atë.

Denoncuesja: Se ti e more kollaj fare. Ti e hodhe firmën aty në emrin tim?

Qemal Gorishova: Po!

Denoncuesja: Pse më falsifikove firmën ti?

Qemal Gorishova: Aaa moj budalle! Unë e hodha kështu…

Çështja shkoi në gjykatë dhe tek përmbaruesi, por ky i fundit ka thënë se akti i ekspertimit është shumë evaziv pasi nuk është ndarë ende nëse është falsifikuar firma apo jo.

Përmbaruesi:  Akti i ekspertimit është shumë evaziv, një herë ju jep të drejtë, një herë nuk ju jep të drejtë. Një herë thotë, që nuk mund të provohet, një herë  thotë, që edhe mund të jetë firmosur.

Gjykata vendos pezullimin e vendimit kur: Çështja nuk mund të zgjidhet para, se të zgjidhej një çështje tjetër penale, civile, ose administrative.

Denoncuesja: Në gjykatë janë marrë më tepër me çështjen e përndjekjes. Çështja e përndjekjes është  mbyllur. Ekspertizën e kam kërkuar unë, në prokurori.

Përmbaruesi: Prokurorinë ju e vini në lëvizje. Mbaj mend, para disa kohësh, e kemi marrë në telefon (Qemal Gorishovën)  dhe ka thënë, se  “detyrimin do ta paguaj unë”, por në asnjë moment nuk e ka pranuar. Po flasim për diskutimet telefonike, që janë bërë me zyrën e përmbarimit./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandal në spitalin e Dibrës së Madhe/ Drejtori shpërblen veten dhe bashkëshorten, “harron” mjekët.

Publikuar

-

Nga

Skandal në spitalin e Dibrës së Madhe/ Drejtori shpërblen veten dhe bashkëshorten, “harron” mjekët.

Fiks Fare denoncoi një skandal të ndodhur në spitalin e Dibrës së Madhe , në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me bonuset që Ministria e Shëndetësisë ka akorduar për personelin që shërben në repartin e Covid 19.

Personat që luftojnë në vijën e parë me virusin covid 19 në Dibër në Maqedoninë e Veriut përfitojnë nga Ministria e Shëndetësisë 30.000 dinarë bonus (rreth 600 euro). Por këtë bonus nuk e kanë marrë pikërisht këta njerëz siç është stafi i urgjencës që shkon në shtëpi të njerëzve që shfaqin shenja të sëmundjes. Edhe pse rrezikojnë shëndetin e tyre dhe e meritojnë bonusin nga ministria e shëndetësisë stafi i urgjencës është përjashtuar .

Në vend të tyre bonusin 30.000 dinarë e kanë përfituar njerëz të tillë si Baki Alili me status drejtor i spitalit, Bukurije Alili me status gruaja e drejtorit dhe Sihana Koleci që mban statusin gruaja e sekretarit të spitalit.Gazetarët e Fiksit disponojnë edhe listat e personave që kanë përfituar bonusin ku përfshihen këta persona . Gazetarët gjithashtu vërtetojnë se çfarë pune bëjnë këta persona për të përfituar bonusin 30.000 dinarë dhënë nga ministria e shëndetësisë për të gjithë ata që janë në vijën e parë në luftën kundër virusit.

Bashkëshortja e drejtorit punon në recepsionin e spitalit për pranimin e pacientëve për analiza. Gruaja e sekretarit punon si vaksinatore ,ndërkohë vetë drejtori i spitalit është mjek otorinolaringolog.Por a duhet ta përfitojnë këta persona bonusin? Gazetarët e emisionit Fiks Fare shkojnë të marrin një përgjigje në spital. Në këtë institucion takojnë drejtorin Baki Alilin . Ai thotë se për këtë gjë nuk mund të flas pasi vetë ai është në konflikt interesi dhe nuk mund të dalë kundër vetes së tij. Në zyrë drejtori thërret gjithashtu edhe sekretarin, bashkëshortja e të cilit ka fituar bonusin.Drejtori shprehet se sekretari ka punuar shumë kohët e fundit dhe meritonte një bonus, por ngaqë nuk kishin si ta justifikonin bonusin për sekretarin këtë bonus ja kanë kaluar të shoqes. Gazetarët i kërkojnë një dokument drejtorit që tregon si është shpërndarë bonusi herën e parë dhe herën e dytë, por drejtori mohon të ketë një dokument të tillë. Pra bonuset janë ndarë pa pasur një listë të personave që i kanë përfituar dhe firmosur për marrjen e tij.

LEXO EDHE:  Një javë para finales së madhe/ Kjo është vajza që eleminoi Saimiri

LEXO EDHE:  Maskë për eleminimin e çdo njolle në lëkurë

Gazetarët e pyesin se kush ka hartuar listën për personat që përfitojnë bonusin dhe drejtori përgjigjet se e kanë bërë bashkarisht si staf. Ndërkohë Fiksi e pyet se përse janë lënë jashtë kësaj liste persona që e meritojnë? Duke pranuar se janë përjashtuar nga kjo listë personat që janë në vijën e parë në luftën kundër virusit si stafi i emergjencës përgjigjia nga ana e drejtorit është se i kanë ‘respektuar’ njëherë këta persona. Gjithashtu i pyetur nga Fiksi drejtori pohon se nuk është e dokumentuar me shkresë, por nga ministria e kanë marrë në telefon duke i thënë atij se ka vepruar në mënyrën e duhur për shpërndarjen e bonusit.

Gazetarët e Fiksit telefonojnë zv Ministrin e Shëndetësisë z. Ilir Hasanin për të marrë një përgjigje më të detajuar për këtë problem. Zv ministri Hasani mohon kategorikisht që të jetë në dijeni të kësaj problematike, por që i duhet kohë për të marrë informacionin e duhur dhe më pas do të kthejë përgjigje për emisionin Fiks Fare!/TCH

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Zbulohen dokumentet false/ Thellohet skandali i tenderave për pastrimin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Tenderat dhe skandalet në institucionet publike vazhdojnë të tronditin opinionin publik. Ashtu siç ndodhi me falsifikimin e dokumentave në Unazën e Madhe, tashmë falsifikime të tilla po shkojnë në Bashkinë e Tiranës.

Gjithmonë qeverisja është mbrojtur me faktin se nuk janë ata përgjegjës për falsifikimet, por bizneset private. CNA.al ka mundur të sigurojë nga Bashkia e Tiranës një dosje të plotë në lidhje me tenderat e pastrimit të kryeqytetit.

Në Lotin e II ka rezultuar një garë totalisht formale, ku ka dhe falsifikime dokumentash. Garat duket të jenë formale për shkak se firmat hyjnë sipas marrëveshjeve paraprake në garat e njëra-tjetrës. Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë se ligji e ka të qartë se një subjekt nuk mund të paraqesë të njëjtat dokumenta dhe të njëjtat mjete dhe më pas të shpallet fitues në dy apo tre lotet e pastrimit të Tiranës. Por firmat fusin dokumentat tek njëra-tjetra. “Korsel” fut tek tenderi i asaj që fiton “Fusha” në fund, apo “Fusha” fut tek “Korseli” dokumentat e njëjta me të cilat më pas pretendon që të shpallet fitues.

Pra plotësojnë numrin e garuesve dhe krijojnë përshtypjen e një “lufte” të vërtetë, ku në fakt gjithçka është formale, sepse mbushin njëra-tjetrën. Por zyrtarisht një prej përfaqësuesve të firmës “Korsel” i tha CNA.al se kjo nuk është në shkelje të ligjit, por firmat garojnë sepse pretendojnë të jenë në sa më shumë gara dhe të rrisin probabilitetin për të fituar.

CNA.al thelloi hetimin e tij të së enjtes dhe me dokumentat më poshtë po sjellim atë që thamë, pra paraqitjen e mjeteve të falsifikuara dhe lejeve e dokumentave të tyre në tender. Sipas kritereve të kërkuara dhe të paraqitura nga vetë institucioni i prokurues.

LEXO EDHE:  Eleminimi i Arianës nga “Love Story”/ Suela dhe Enxhell flasin pas largimit të saj

LEXO EDHE:  Maskë për eleminimin e çdo njolle në lëkurë

Në dokumentin e parë, sipas kërkimeve nga autoritetet rumune mjeti me targën TL29JTG  me numër Shasie ZCFCD70A405164626 nuk ekziston.

Në dokumentin e dytë, mjeti me targën TL04KZY dhe me numër shasie  VF630N166JD001587 në sistemin e siguracioneve  të automjeteve në shtetin Rumun, nuk ekziston.

Në dokumentin e tretë, mjeti me targë TL31JTG dhe me numër shasie është i ndryshëm nga ai që ka paraqitur Korsel shpk ZCFC435B105218439.

Në dokumentin e katërt vihet re që mjetit me targë TL32JTG, numër i shasisë është i ndryshëm nga ai që ka paraqitur Korsel ZCFC435B805218437

Përfaqësues të firmës “Korsel” ditën e parë të publikimit kanë kontaktuar zyrtarisht redaksinë e CNA.al dhe kanë kërkuar dhe kanë dhënë informacion me këtë tender. Ata pretendojnë se nuk kanë bërë falsifikime, por në qoftë se kjo ka ardhur mund të ketë ardhur prej firmës me të cilën ata kanë bërë kontratë në Rumani.

Gjithsesi fakti është një: Në tenderin e Lotit të II një subjekt ka dokumenta të falsifikuara apo të ndryshuara të mjeteve që ka futur në tender dhe së dyti gara duket të jetë krejtësisht formale nga futja e dokumentave, nga subjekte që thuajse kanë zënë prej fyti tenderat e pastrimit të kryeqytetit dhe së treti nga ajo që bie në sy Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues subjekte të cilat kanë dhënë oferta 500 milionë apo më shumë sesa ofertuesit e tjerë.

Dhe gjithçka është bërë duke përdorur kriteret skualifikuese. Por në fakt fiton dikush që ofron 500 milion më shumë por dokumentat e paraqitura i ka false./CNA.al

Skandali/ Firma me dokumenta false në garë për pastrimin e Tiranës

LEXO TE PLOTE