LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ROMËT PRESIN HALIM KOSOVËN: NA KE HAPUR GJITHMONË DYERT‏

6 Maj 2015, 07:26, Aktualitet CNA

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua sot me banorë të komunitetit rom, në një ditë të shënuar për ta, që simbolizon lënien pas të së keqes, dhe ardhjen e të mirës.

Halim Kosova i dëgjoi me vëmendje kërkesat e tyre dhe u angazhua që të njëjtin përkushtim që ka pasur më parë në shëndetësi ndaj kësaj shtrese, ta vërë në jetë edhe në Bashki.

?Komuniteti rom është komuniteti më i marxhinalizuar, komuniteti më i harruar, komuniteti më i diskriminuar?, u shpreh një përfaqësuese e këtij komuniteti.

?Ju sot keni festën e Shën Gjergjit, që sipas traditave, lini pas të keqen dhe me fillimin e pranverës filloni të mirën. Unë po ju them diçka, që sa herë t?iu takoj do t?ua them, shfrytëzoni momentin, që ka ardhur koha më në fund në Shqipëri që ju të llogariteni në rezultatin e zgjedhjeve?, u drejtua Kosova.

?Na ke hapur dyert nëpër spitale dhe të falenderoj për këtë gjë, jam nëna e pesë fëmijëve. Strehimi ështe njëherë e para. Po u strehua fëmija, çdo gjë do jetë në rrugën e vet. Këtë duam?, tha një banore.

?Nuk ka shembull më të qartë se sa e mbrapshtë bëhet politika për qytetarët e vet, ku një pjesë e mirë jeni ju, kur i mban shtëpitë mbyllur, gati 120 apartamente, dhe nuk ia jep njerëzve në nevojë se bëjnë llogaritë me votat?, u shpreh Halimi.

Kandidati për kryebashkiak tha se romët meritojnë vëmendje të veçantë dhe serioze.

?Puna e shkollimit të fëmijëve të rrugës. Sado vonë qeveria, pushteti lokal, të kujtohet për këto fëmijë, aq më shumë këto fëmijë do brengosen nga e keqja që i rrethon në diferencë nga fëmijët e tjerë?, tha Kosova.

Romët shprehën vlerësimin që një nga përfaqësuesit e tyre do të jetë në listën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, përkrah Halim Kosovës.

?Një kërkesë kam për doktorin, duam kandidatin tonë në Keshillin e Bashkisë. Faleminderit o Zot që u realizua?.

?Nëqoftëse kam patur mundësi t?ju ndihmoj veç e veç, pse mos bëjmë një diçka që t?ju ndihmojmë më shumë??, u shpreh kandidati Kosova.

?Më the që sëbashku do hartojmë një plan pune. Ta gëzosh planin e punës. Siç ka Bibël ka dhe Kuran, ka dhe një plan pune ku mund të shpëtojnë romët?, tha një prej banorëve duke i dorëzuar kandidatit për kryebashkiak një listë me kërkesa konkrete.

?Ky plani punës le të fillojmë njëherë, le ta ndjejmë njëherë që po bëhet diçka se ka humbur besimi që do bëhet diçka?, u përgjigj Kosova.

?Ka shumë për të thënë, nuk do jetë ky takimi i parë dhe i vetëm se s?ka qenë i pari se doktor Halimi e ka treguar se s?ka shumë fjalë por ka shumë vepra?, u shprehën banorët në këtë takim me Halim Kosovën.

 

11:00 Aktualitet

Kim sensuale në NY

 Padyshim që superbomba Kim Kardashian duket sharmante dhe m...

Lajmet e fundit nga