LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lista e Këshilltarëve të PD në Korçë/ Kryetari vendos veten dhe kushërirën e gruas

6 Maj 2015, 19:16, Aktualitet CNA

Kjo është lista që Partia Demokratike në Korçë ka propozuar për Këshillin Bashkiak. Këshilli i Bashkisë së Korçës do të ketë 41 këshilltarë, nga të cilët 19 të parët janë të shfaqura në këtë foto. Në pesë emrat e parë të kësaj liste janë vendosur drejtuesit e degës së PD, pra një listë e fortë politike.

Më poshtë lista vazhdon me emra jopërfaqësues, aspak të votuar. Për më tepër janë individë që nuk gëzojnë imazh dhe reputacion për të debatuar mbi problematikat e qytetit të Korçës apo njësisë administrative.city

Lista është thellësisht klienteliste dhe e bërë në mënyrë abuzive nga kreu i degës, Andrea Mano, i cili kërkon që në Këshillin Bashkiak të mos ketë përfaqësues të qytetarëve dhe intelektualë debatues por ushtarë të tij gojëmbyllur. Në fakt nga lista e parë e dorëzuar nga Andrea Mano, kjo që ne po publikojmë ka disa ndryshime, të cilat janë bërë nga qendra.

Pavarësisht disa emrave në të kjo që shihet është se injoranca dhe përfaqësuesit e pularive pritet të jenë nesër fatkeqësisht zëri i opozitës në Korçë. Kjo listë, edhe të ishte shkruar nga Niko Peleshi, ortakut të Andrea Manos në Korçë, nuk do të ishte bërë kaq jopërfaqësuesese.

Kur qytetaria, intelektualët dhe vlerat kanë mbetur në minorancë mbi to ka dalë klientelizmi, servilizmi, injoranca dhe paaftësia.11229534_10206305665382548_359573941_o

 

Lajmet e fundit nga