LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KLSH kallëzon drejtoreshën Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame

6 Maj 2015, 12:33, Aktualitet CNA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori drejtoreshën Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame, pasi ky institucion akuzohet se ka shpërdoruar fondet

Në zbatim të programit të tij të auditimit. KLSH ushtroi auditim në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT) në përfundim të të cilit u konstatuan një sërë shkeljesh të procedurave të prokurimit dhe menaxhimit financiar. Vetëm për periudhën nga shtatori 2013 deri në dhjetor 2014, u konstatua një dëm ekonomik në vlerën 9,440,318 lekë si pasojë e keqmenaxhimit dhe keqadministrimit të këtij institucioni. Për të gjitha parregullsitë e konstatuara KLSH ka rekomanduar marrjen e 9 masave organizative dhe 15 masave disiplinore.

1.Nga auditimi konstatuam mos përmbushje të detyrave funksionale lidhur me zbatimin dhe plotësimin e kritereve për marrëveshjet ekzistuese të qirasë dhe për marrëveshjet e zhvillimit, të lidhura me subjektet që kanë përfituar statusin ?person i stimuluar? në respektim të kreut iII, neni 9, pika 2/d, nenit 48/2 të ligjit nr.9734, datë 14.5.2007 ?Për turizmin?. Konstatohet se megjithëse kjo problematikë është sjellë në vëmendje nga strukturat e auditit të brëndshëm të Ministrisë, nuk është vepruar për të përgatitur një plan veprimi masash për të ushtruar kontrolle dhe saktësuar statusin e gjithë subjekteve të cilët kanë statusin ?person i stimuluar?, duke lejuar që subjektet të vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin edhe kur këto subjekte kanë humbur karakterin turistik të ndërtimeve apo nuk ekzistojnë fizikisht si ndërtime në zonat e dhëna me këtë status.

Lajmet e fundit nga