LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jankullovska: Protesta, sulm vandal ndaj Policisë

6 Maj 2015, 11:14, Aktualitet CNA

Ministrja e brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, deklaroi se demonstratat e mbrëmshme në Shkup ishin sulm vandal kundër policisë dhe se pjesëtarët e policisë nuk kanë përdorur forcë të tepruar kundër protestuesve.
Më tutje, ajo theksoi se 38 policë janë plagosur, 6 prej tyre seriozisht, ndërsa janë arrestuar 30 demonstrues, përfshirë dy të mitur.

Këto komente u bënë pasi protesta e mesnatës në Shkup u shndërrua në demonstratë të dhunshme.
Raportohet se afro 1 mijë vetë ishin mbledhur për të protestuar kundër një vrasjeje në vitin 2011, pasi lideri opozitar në Maqedoni, Zoran Zaev, e ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për përpjekje për ta fshehur rastin e vrasjes së personit, Martin Neskoski.

11:00 Aktualitet

Kim sensuale në NY

 Padyshim që superbomba Kim Kardashian duket sharmante dhe m...

Lajmet e fundit nga