LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jahajaga: Kosova në Bienalen e Venecias

6 Maj 2015, 18:22, Aktualitet CNA

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në hapjen zyrtare të Pavionit të Republikës së Kosovës në Bienalen e Venecias.

Në hapjen e Pavionit të Kosovës ka qenë i pranishëm dhe Presidenti i Bienales së Venecias, Paolo Baratta. Presidentja e Kosovës Jahajaga bën me dije nëpërmjet statusit të saj në Facebook se ka vizituar Pavionet e shteteve  pjesëmarrëse, përfshire Shqipërinë, Slloveninë dhe Venecia.

Presidentja Jahjaga në fjalën e saj u shpreh se ?Kam kënaqësinë që këtë vit të bëj hapjen zyrtare të Pavionit të Republikës së Kosovës në Bienalen e Venecias dhe të jem përkrah përfaqësueses tonë, artistes Flaka Halitit dhe artdashëseve për të ndarë këtë moment të veçantë krenarie. Prania e Republikës së Kosovës në Bienalen e Venecias, në organizimin me të rëndësishëm të artit në botë, e barabartë me shtetet e tjera, është dëshmi për të arriturat tona në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Për të arritur në këtë fazë të shtetndërtimit tonë dhe për të rimodeluar imazhin e praninë tonë në arenën ndërkombëtare, roli i kulturës mbetet qenësor?.

jahajaga20?Prania jonë në Bienale është testament i punës, përkushtimit dhe suksesit individual të artisteve tanë. Është nxitje për artistët e Kosovës të depërtojnë përtej kufijve të Kosovës për të ndarë rrëfimin e tyre, për të reflektuar mbi përvojën e vështirë, por të jashtëzakonshme, të mbijetesës dhe shpresës. Për të shtuar zërin në përpjekjen tonë kolektive që të interpretojmë dhe të nxjerrim kuptimin e fenomeneve përreth dhe për t?i sfiduar perceptimet tona mbi realitetet që na rrethojnë.Të gjitha këto përvoja na dalin para sysh derisa shohim punimin e Flakes, ?Speculating on the Blue?, një trajtim provokues i mundësive dhe kufizimeve. Dhe është kënaqësi e veçantë kur Republika e Kosovës, shteti i tyre, ju gjendet pranë në momentin e duhur të karrierës së tyre? tha Jahajaga.

Lajmet e fundit nga