Connect with Us

Foto Lajm/ Një “hasan” në Korcë

Aktualitet

Foto Lajm/ Një “hasan” në Korcë

Publikuar

-

Personi në rreth quhet Vangjush Dishnica ose ndryshe ‘hasani i Korcës’, sipas teorise publikuar dje ne media nga deputeti socialist, Ben Blushi.

Dje Dishnica ka qënë funksionar dhe aleat i Partise Demokratike, menjëherë  pas ardhjes në pushtet të Rilindjes per te mbajtur ofiqet kaloi me LSI.

Në foton e parë, Vangjush Dishnica shfaqet, ne krah kryebashkiakut socialist, Sotiraq Filo, deputeteve Ilir Pendavinji nga PS dhe Pirro Kapurani nga LSI.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet për kreun e PD/ Basha shënon “autogol”

Ne foton e dyte Vangjush Dishnica shfaqet po dje, ne krah te kandidatit te PD Gjergji Mero dhe kryetarit te deges lokale te demokrateve ne Korce.

Dy dite me pare me PD, te nesermen Rilindas me LSI, sot kalon tek opozita sepse e heqin nga puna në Qarkun e Korcës,

Një Hasan tipik sipas teorisë së Ben Blushit.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

2 Comments

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Pamje të rënda/ E qëlluan me thikë, i riu shqiptar humb jetën në Itali

Publikuar

-

Nga

Një 26 vjeçar shqiptar në Itali, ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë një ditë më parë në Ostiense të Romës.

Shqiptari me inicialet A.L nuk I ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe si pasojë ka humbur jetën në spitalin San Camilo.

Mejkët kanë ndërhyrë menjëherë por nuk kanë mundur të shpëtojnë 26 vjeçarin.

Mediat italiane shkruajnë se shkak i vrasjes mund të jetë bërë prishja e pazareve të drogës. I riu u godit me thikë disa herë në pjesën e pasme të trupit, dje rreth mesditës, nga dy persona.

LEXO EDHE:  Igli Cara: Fatura e moskonsensusit mos t’i ngelet PD-së

LEXO EDHE:  Luli del shëtitje dhe tallet me të dëmtuarit nga tërmeti/ Tre aktet e turpshme të kreut të Republikës së re

Falë dëshmive, autorët janë identifikuar nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Sami Frashëri”/ Qytetarët i nxjerrin “bojën”, detaji që kapën në video

Publikuar

-

Nga

Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën me pamje nga kantieri, ku po vijon puna për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Teksa ka ndarë një video në rrjetet sociale, Rama thekson se puna po vazhdon pa u ndalur.

“Mirëmëngjes dhe me punën që nuk pushon për gjimnazin “Sami Frashëri”, ju uroj të gjithëve një pushim të bukur sot”, shkruan Rama.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente, duke vënë në dukje një detaj, që është mungesa e gjelbërimit në kryeqytet.

LEXO EDHE:  Dështon, Kuvendi i Bashës

LEXO EDHE:  Basha i vendosur/ Rama qeveris me krimin. Përgjigja jonë është përballja

Qytetarët theksojnë se betoni dhe kullat i kanë zënë frymën Tiranës.

Një qytetar, ndërsa komenton videon e Ramës, shkruan “Të merr malli për një peme, kur e shikon nga sipër…”

Më tej, një tjetër shkruan “Vetëm beton Tirana. Lanë nam, edhe liqenit ja kanë zënë frymën.”

Po ashtu një tjetër shkruan “Nuk shoh “natyrë” ku të rinjtë kalojnë pjesë të ditës apo ambjente sportive në natyrë?

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “E mira do ishte, qe ne vend te atyre kullave të kishte parqe, gjelbërim, ajër.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksident në Durrës/ Përplasen dy mjete, ndërron jetë një person

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm në Durrës është regjistruar një aksident, ku shtetasi G.H duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetësja E.H, e cila ishte pasagjere në mjet.

Njoftimi i Policisë

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet për kreun e PD/ Basha shënon “autogol”

LEXO EDHE:  Luan Rama: Shqipëria nuk është më peng i banditëve

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE