LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Daily Mail vlerëson kinematë e Dokufestit në Prizren ndër më të mirat në botë

6 Maj 2015, 11:33, Aktualitet CNA

E përditshmja britanike, ?DailyMail?, ka përpiluar një listë prej kinemave më të mira në botë, të cilat janë në ambient të hapur.

Në këtë listë është përfshirë edhe qyteti i Prizrenit me kinematë e saja që krijohen me rastin e festivalit ndërkombëtar të filmave dokumentar, Dokufest, i cili aktivitetin e saj e ka nisur në vitin 2002.

Që nga ajo kohë, Dokufesti është shndërruar në një ngjarje kulturore që tërheq artistë nga rajoni dhe e gjithë bota, ndërsa kinematë e saja janë vendosur një lokacione me pamje mahnitësi, të tilla, si ajo në Kalanë 500-vjeçare të qytetit të Prizrenit.

Për traditën e kinemasë së festivalit Dokufest, gazeta britanike shkruan se kinematë janë të lëvizshme, ku njëra ndër to gjendet edhe përgjatë Lumbardhit të qytetit, e cila turistëve u mundëson që të ndjejnë edhe freskinë duke shikuar filma dhe atmosferën mbresëlënëse të qytetit të Prizrenit.

11:00 Aktualitet

Kim sensuale në NY

 Padyshim që superbomba Kim Kardashian duket sharmante dhe m...

Lajmet e fundit nga