LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

AMA gjobit televizionet

6 Maj 2015, 07:56, Aktualitet CNA

Autoriteti i Medias AudioVizive ka ndërmarr sanksione me gjobë ndaj 9 subjekteve mediatike, shumica prej të cilave televizone lokale. Në listën e publikuar nga AMA në faqen e saj zyrtare,  bie në sy, se mes mediave të gjobitura është Platforma Tring dhe televizoni Kombëtar Klan.

AMA ka gjobitur Platformën Tring me vlerën 1 000 000( lekë), masë administrative e ndërmarr më datë13.03.2015, ndërkohë me të njëjtën shumë është gjobitur edhe në datë 28.04.2015.

Sanksioni  është vendosur për transmetimet e piratuara qe transmeton kjo platforme, ku kryesisht fjala është për filmat artistike për emetimin e të cilat platforma në fjalë nuk ka paraqitur asnjë dokument ligjor që vërteton blerjen e tyre ashtu sic veprojne operatoret e tjere te kesaj natyre.

Kjo nuk eshte hera e pare qe platforma dixhitale ?Tring tv? penalizohet për veprime të paligjshme në operimin e vet si emetues programesh.

Pas ankesave të qytetarëve,  AMA ka reaguar duke  gjobitur televizionin Klan me shumën 400 000( lekë) pasi gjatë bisedës me një të ftuar të emisionit ?Zonë e Lirë?, e prezantuar si këngëtare braziliane, edhe pse nën shenjën paralajmëruese (-16), ishin përdorur shprehje mjaft të papërshtatshme, shoqëruar dhe me gjeste dhe performanca që shkelin etikën e komunikimit në ekran.

Pjesë e listës së televizioneve të gjobitura është edhe televizoni Channel ONE me shumën 1 000 000 ( lekë), e vendosur më datë 27.03.2015.

 

 

 

11:00 Aktualitet

Kim sensuale në NY

 Padyshim që superbomba Kim Kardashian duket sharmante dhe m...

Lajmet e fundit nga