LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Shkodër, humb jetën 45 vjecarja

6 Maj 2015, 07:10, Kronika CNA

Një aksident i rëndë rrugor, me pasojë humbjen e jetës së një personi, ka ndodhur në orët e vona të natës në aksin Shkodër-Vau i Dejës.

Mësohet se  ngjarja ka ndodhur në fshatin Stajka të Komunës Bushat, ku automjeti me të cilin udhëtonte një çift bashkëshortësh, ka humbur kontrollin, duke përfunduar në një banesë private.

Viktime e këtij aksidenti ka mbetur Nazime Sulejmani, 45 vjeç.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje  dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Lajmet e fundit nga