LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me autostradën Tiranë - Elbasan/Peng i papërgjegjshmërisë 10% punime në dy vite

5 Maj 2015, 09:09, Aktualitet CNA

Tiranë-Elbasan një nga investimet më madhore në Shqipëri në 25 vitet e demokracisë, po ecën më rritme qesharakë dhe ka ngelur peng i papërgjegjshmërisë. Pas rrugës Durrës-Kukës, autostrada nga kryeqyteti drejt Elbasanit, është një nga veprat që i sjell vendit zhvillim dhe rritje të potencialit ekonomik, por kjo për disa burokratë dhe drejtues institucionesh nuk ka vlerë.

Shmangia e një rrugë si ajo e Kërabës ndërtuar sipas projektit të gomerëve (kështu zgjidhej traseja e rrugës) në vitet ?30, ka sjellë një impakt të fortë ekonomik ende pa përfunduar për Ebasanin dhe më tej në të gjithë zonën juglindore.

Një investim që shkon rreth 230 mln euro i cili së shpejti do e ktheje Elbasanin një lagje të Tiranës, Librazhdin periferi dhe Pogradeci e Korca do jene më pak se dy orë larg. Këtu kam parasysh dhe aksin tjetër Qukës-Qaf Pllocë. Lëvizja nga Kinostusio në Kombinat do jëtë më e vështirë në kohë se Librazhd-Tiranë.

Punimet dhe papërgjegjshmëria

Në fakt kjo rrugë e cila sipas kontratës duhet të kishte përfunduar, shikojmë se po ecën me ritme shumë të ngadalta. Në rast se do bëjmë një analizë të thjeshtë del se firma Aktor, ka ngadalësuar së tepërmi punimet. Kjo për faj të saj apo të qeverisë, në morëm disa informacione tek Autoriteti Ruggor.

Firma kishte kryer më shumë se 60% të punimeve deri në inagurimin e tunelit. Këtu përfshihet, traseja, tunelet, urat dhe veprat e tjera, një punë e madhe dhe për pak muaj me pas u përfundua totalisht segmenti Tunel-Elbasan.

Burimet nga Autoriteti i Rrugeve thonë se punimet janë ngadalësuar për shkak të disa rrëshkitjeve në afërsi të tunnelit, ajo e fundit në Ibë, por edhe një zonë arkeologjike e zbuluar gjatë punimeve. Për rrëshkitjet në dy zona ka pasur një dokumentacion të plotë në fund të vitit 2013 dhe pritej vetëm miratimi i shtesës së projektit.

Por këto duket se janë vetëm justifikime. Punimet duken qartazi që janë të ngadalëzuara në pjesët e tjera të rrugës, mjetet e firmes shumë më të pakta, rritmi tepër i ngadaltë, cka ka bërë që ne total ne 2 vite të këmi jo më shumë se 10% punime.

Kjo situatë sipas specialistëve vjen nga fakti se  nuk ka afate të mirë përcaktuara dhe kontrroll të reptë mbi firmën. Përcaktimi i afateve rigoroze, bashkëpunimi me firmën, miratimi i të gjitha ndryshimeve do sillte një ecje më të shprejtë dhe ndoshta tani gjithcka do kishte përfunduar.

Kjo rruge sipas specialistëve ka një financim të siguruar dhe nuk ngecet për problem pagesash. Fondet janë të siguruara, por duhet vetëm vullneti i institucioneve përgjegjëse dhe të kontrrollit mbi firmën zbatuese, por edhe zgjidhje e problemeve që mbajnë peng investimin. ?Është thjesht papërgjegjshmëri institucionale dhe asgjë me shumë. Të kesh fondet dhe të ecesh me ritme të tilla qesharake vjen vetëm dhe vetëm nga mungesa e plotë e organizimit duke krijuar pengesa false, të pavlera që në fakt sjellin vetëm shtyrje afatesh dhe abuzim?, thekson një nga specialistët e rrugëve për cityfm.al.

 

Rritmet e ulta të ndërtimit të këtij aksi rrugor cdo ditë i kanë konstatuar qytetarët e Elbasanit, Librazhdit, Pogradecit, Korcës, Debolli dhe Kolonjës, të cilët për të fituar kohën dhe për të pasur një rrugë të përfunduar dhe më standartë duhet të presin që një tufe personash të papërgjegjshëm, që mbajnë peng ecjen e shpejt të punimeve, të ndërgjegjesohen. Por kur të vijë ajo kohe rruga do ketë përfunduar edhe me këto ritme që ka.

Elvi FUNDO

 

Lajmet e fundit nga