Connect with Us

Sindikata e Punonjësve të Durrësit denoncon Ujësjellësin: Po na shkelen të drejtat

Denoncim

Sindikata e Punonjësve të Durrësit denoncon Ujësjellësin: Po na shkelen të drejtat

Publikuar

-

Sindikata e Bashkuar e Punonjësve të Durrësit, përballet sot përpara një fakti ku është shkelur një e drejtë bazike dhe kushtetuese e mbrojtjes së marëdhënieve të punës midis punëdhënesve dhe punëmarrësve bazuar tek e  drejta e punëtorëve si dhe bazuar në legjislacionin shqiptar, detyrimet ndërkombëtare të pranuara nga Shteti Shqiptar, zbatimi 20 vjeçar i këtyre marëdhnieve për të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësve dhe punëmarrësve!

Sindikata e Punonjësve të Durrësit në raport me Ujësjellës Kanalizimet Durrës ka një marrëdhënie tashmë të konsoliduar në 20 vjet me anë të një Kontrate Kolektive për Punonjësit e Sh.a Ujësjellës Kanalizime Durrës. Për herë të parë, këto marëdhënie kontraktuale janë prishur në mënyrë të njëanshme në kundërshtim me legjislacionin shqiptar, kushtetutën dhe të drejtat e njeriut si dhe me praktikën ligjore të deritanishme pa asnjë justifikim ligjor.

Sipas ligjit:

–              Bazuar në Vendimin e Gjykatës

–              Detyrimit kontraktual bazuar te Kodi i Punës

–              Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

–              Konventat Ndërkombëtare të Ratifikuara nga Republika e Shqiërisë

–              Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

–              Statutin e Sh.A Ujësjellës Kanalizime.

–              Rregulloret e brendëshme të shoqërisë dhe cdo akti tjetër në fuqi

–              Bazuar te Këshilli i Kombëtar i Punës

–              Bazuar te marëdhënie e deritanishme juridike e konsoliduar prej 20 vjetësh në pergjithësi dhe në rastin konkret në raportit midis Sindikatës dhe Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a

Për sa më lartë Sindikata dhe Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a duhet të kishin rinovuar kontratën kokektive të punës! Sot punëmarrësit janë pa mbrojtjen e një kontrate kolektive duke u shkelur rëndë të drejtat e tyre me pasoja të rënda në marëdhëniet e tyre të punës dhe zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarëveshjeve në rrugë jogjyqësore dhe gjyqësore.

Sipas kodit të punës të neneve 163,164 dhe 165 kontrata kolektikve është një detyrim ku Sindikata e Bashkuar e Punonjësve të Durrësit, e ka kryer këtë detyrim dhe ku Ligji ia garanton këtë të drejtë dhe detyron Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a ta zbatojë.

LEXO EDHE:  Basha nuk i ndahet Ramës/ “E ka kthyer Shqipërinë si çadrat e Ertogrulit”

Ndërkohë Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a, refuzon zbatimin e ligjit duke u hequr të drejtën punëmarrësve për mbrojtje dhe duke shkelur liritë dhe të drejtat sindikale dhe të mbrojtjes së marëdhnëieve të punës.

Aktualisht punonjësit nuk kanë asnjë të drejtë që të mbrohen nga Kontrata Kolektive.

Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a sjell një pretendim të paligjshëm për moslidhje të kontratës kolektive ndërkohë që në çdo kohë kjo kontratë është e domosdoshme të lidhet midis palëve. Për më tepër që Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a përsëri  jep një justifikim që nuk ka bazë ligjore por edhe nuk është i vërtetë që Sindikata e Bashkuar e Punonjësve të Durrësit nuk ka dorëzuar propozimin për kontratën kolektive ndërkohë që pas shumë diksutimeve 1 vjeçare një format i draft kontratës është dorëzuar që në 17.11.2014. Asnjëherë Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a nuk ka dorëzuar në  ndonjë rast shkresë, kërkesë apo njoftim ndaj sindiaktës me përjashtim të këtij refuzimi në dt. 09.04.2015.

Për herë të parë në 20 vjet shkelet një marrëdhënie legjitime tashmë midis Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a dhe  Sindikatës së Bashkuar të Punonjësve të Durrësit, kjo vjen menjëherë pas marrjes nën pronësi të Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a  nga Bashkia Durrës, ku ky refuzim bëhet në prag të fushatës zgjedhore si një presion i hapur politik me qëllim influencimin e punëmarrësve.

Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a në prag të fushatës zgjedhore, ku mendojmë se ky është një presion i hapur politik ka detyruar të gjithë punonjësit të firmosin një kontratë kolektive anonime pa i sqaruar punonjësit e kësaj ndërrmarrjeje !

Sot jemi përballë një shkelje të rëndë të ligjit, kushtetuës, detyrimeve ndërkombëtare të pranuara nga shteti shqiptar, të drejtave të njeriut si dhe thyerjes në mënyrë të njëanshme të një besimi reciprok të krijuar për 20 vjet midis Sindikatave dhe punëdhënësve publik.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Çfarë fshihet pas vizitës së Ramës në Belsh/ “Nxënësit detyrohen të shkojnë në shkollë ditë të shtune”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Belsh te një shkollë 9-vjeçare, por ajo që u vu re është se shkolat ishin të hapura edhe pse sot është e shtunë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, ka denoncuar urdhrin e kreut të qeverisë, i cili ka detyruar nxënësit të shkojnë në shkolla për të pritur Ramën.

“Edhe pse sot është ditë e shtunë dhe pushim për të gjithë shkollat, në Belsh janë detyruar të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare së bashku me mësuesit e tyre për të pritur lartëmadhërinë e tyre Edvin Drogën. Nën kujdesin e veçantë të drejtoreshës Liljana Sina (kunata e kryetarit të bashkisë) dhe nëndrejtoreshës Znj Dhurata Capja”, thuhet në mesazh, ndërsa ka publikuar edhe një video./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Gramoz Murati ortak i vëllait të Fatmir Xhafajt/ Zbulohet dhurata 150 mijë euro për ish-ministrin

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit, Gramoz Murati, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, është ortak i Geron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Denoncuesi thekson Gramoz Murati i ka bërë dhuratë Fatmir Xhafajt një makinë me vlerë 150 mijë euro, ndërsa shton se se trafikun e drogës dhe lojërat e fatit i kanë pasur bashkë.

“Pershendetje doktor. Gramoz Murataj eshte artaku i vëllait të Fatmir Xhafes, Geronit me të cilin kanë qënë bashkë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe në Vlore trafiqet dhe lojrat e fatit i kanë pasur bashkë. Gramozi, Fatmir Xhafes i ka bërë dhuratë një makinë me targa AA 234 MF, model g, 150 mije euro. Si e justifikon Xhafa këtë makinë”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncon “Fiks Fare”/“Shëruesi” nga Tirana kërkon 5 mijë euro për të lënë gruan shtatzënë!

Publikuar

-

Nga

Gazetarja e “Fisk Fare” kontakton me “shëruesin” popullor, siç e prezanton ai veten, nëpërmjet numrit të telefonit që ka shënuar në kartvizitën që u shpërndan njerëzve nëpër kryeqytet.

Pas telefonatës “shëruesi” popullor lë takim me gazetaren në një local, por ai kishte vetëm nje kërkesë, të mos përmendje Jezus e Allah, por vetëm besim te Perëndia.

Gazetarja e Fiksit u takua me mjekun ne kafe, ku i kërkoi ndihme për një problem shëndetësor, sinozitin.

Mjeku pretendon se për 20 minuta e hiqte sinozitin, duke prekur njërin gisht të dorës së pacientes dhe duke e shoqeruar me lutje. Ai tregon se sinoziti është një hije qe pengon qarkullimin e gjakut dhe se me prekjen e tij, sëmundja largohet pa u mjekuar.

Bashkëpunëtorja e Fiksit i tregon se prej 7 vitesh nuk mund të bëjë fëmijë.

LEXO EDHE:  Arrestohet pengmarrësi i vajzës nga Ukraina

LEXO EDHE:  Basha nuk i ndahet Ramës/ “E ka kthyer Shqipërinë si çadrat e Ertogrulit”

Mjeku pranon ta ndihmojë, merr përsipër që t’i zgjidhë problemin, por jo me mjekime popullore dhe as medikamente të tjera.Zgjidhja ishte e thjeshtë: duhet ta paguash “shëruesin” 5 mijë euro dhe pas 9 muajsh do të sillje në jetë një fëmijë, madje të përcakton edhe gjininë e fëmijës, vajzë.

Ai pretendonte se zotëronte 13 diploma dhe se bashkëpunonte me disa “shërues” të tjerë, të cilët bashkoheshin dhe luteshin në mënyrë të pandërprerë.

Fiksi e pyet në fund të seancës “shëruese” se sa kushtonte, dhe ai shprehet se sa mund ta mendonte, 20 ose 10 mijë lekë të vjetra./  Top Channel

LEXO TE PLOTE