Connect with Us

Protestë në Shkup

Kosova & Rajoni

Protestë në Shkup

Publikuar

-

Qindra banorë u mblodhën të martën në orët e mbrëmjes para selisë së qeverisë së Maqedonisë për të protestuar pas publikimit nga opozita të bisedave të përgjuara të zyrtarëve qeveritarë lidhur me vrasjen e një të riu maqedonas, para katër vjetësh.

Protestuesit u përpoqen të hyjnë brenda ndërtesës, por u penguan nga policia. Ata thërrisnin “dorëheqje”, ndërsa ftonin policët që t’u bashkoheshin protestuesve.

Më herët, gjatë ditës opozita e drejtuar nga Zoran Zaev publikoi biseda të përgjuara të Ministres së Brendëshme Gordana Jankullovska me drejtorin e Shërbimit Sekret, me shefin e kabinetit të kryeministrit si dhe me vetë Kryeministrin Nikolla Gruevski, ku dëgjohen duke folur për mbulimin e gjurmëve të vrasjes së të riut Martin Neshkovski nga një ish-truprojë e kryeministrit, gjatë një mitingu të partisë VMRO-DPMNE në Shkup.

LEXO EDHE:  BE, eurodeputetët ndërmjetësim për krizën në Maqedoni

Rasti në atë kohë pat nxitur mjaft protesta, ndërkohë që autoritetet dhe mjetet e informimit të afërta me pushtetin nuk raportonin ose njoftonin fare pak mbi mënyrën se si kishte humbur jetën 21 vjeçari maqedonas./Voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Zaev bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të Bullgarisë/ Çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e sapo zgjedhur të Bullgarisë, Rumen Radev.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri, i cili ka thënë se janë dakordësuar për të vazhduar dialogun mes dy vendeve për gjetjen e një zgjidhje mbi veton e vendosur në procesin e integrimit në BE.



“Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, shkruan Zaev.

LEXO EDHE:  Policët shtyjnë gazetarët në Nju Jork/ Ndërpritet mbulimi i protestës

LEXO EDHE:  Basha kërcënon me destabilitet

Zgjedhjet e sotme në Bullgari kanë një rëndësi të veçantë për Maqedoninë e Veriut, pasi me këtë hapet rruga e krijimit të një qeverie politike dhe marrjes së një vendimi “pro” çeljes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid 19 në Kosovë/ 7 raste të reja pozitive, asnjë viktimë në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit përsa i përket rasteve të reja me Covid 19.

Sipas njoftimit në 24 orë janë regjistruar 7 raste të reja me COVID, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur asnjë viktimë.

Njoftim i MSH:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.524 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

LEXO EDHE:  “Jemi gati për gjithçka”/ Çuni i Fahriut sfidon policinë

LEXO EDHE:  Shkup, vetedigjet nje 30-vjeçare ne parkun e qytetit



Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.698.Në total numri i rasteve aktive është 326.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zjarr masiv në ishullin Tinos në Greqi/ Kërkohet evakuimi i banorëve

Publikuar

-

Nga

Një zjarr masiv ka rënë në ishullin Tinos, në Greqi.

Momentalisht flakët raportohet se po përhapen me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësit kanë reaguar kërkuar evakuimin paraprak në Agia Varvara dhe Lychnaftia.



5 automjete zjarrfikëse kanë shkuar në zonë dhe po luftojnë për të shuar flakët.

Zjarri po përhapet me shpejtësi i ndihmuar nga era e fortë që fryn në këtë zonë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE