LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policët e Milanos dhe policët e Kukësit

5 Maj 2015, 05:15, Aktualitet CNA

Nga Ilir Yzeiri

 

Videoja qe paraqet një polic gangster të Kukësit i cili, bashkë me kolegët e tij, dhunon një protestues të ri është ngjarja më e shëmtuar që na vjen nga Kukësi dhe pamja më trishtuar që vjen nga realitetit shqiptar.

Para disa ditësh të rinjtë radikalë, të famshmit ?Black-block?-sa shkatërruan dhe dogjën Milanon në shenjë proteste ndaj hapjes së Panairit të Madh Expo-Milano.

Policia moderne italiane nuk dhunoi askënd, aty nuk pamë asnjë polic gangster civil që të marrë zvarrë protestues. E drejta për të protestuar është një e drejtë e ligjshme.

Natyrisht nuk kam ndërmend të marr në mbrojtje vandalët e Milanos, por doja të theksoja se pamjet makabre të Kukësit, dhuna prej banditësh e policëve civilë, pistoleta dhe kërcënimi me të, më kthyen pas në kohën kur policia e Berishës dhunonte qytetarët pas mbarimit të protestës mbi demonstruesit e pafajshëm.

Dhe ja, tani, pas pak vitesh, po e njëjta dhunë, po e njëjta barabari nga policët e shtetit.

Unë si qytetar nuk kam nevojë të mbrohem nga banditë të tillë. Si gazetar jam i shqetësuar se ajo dhunë mbi protestuesit e pambrojtur në Kukës nuk është shenjë e ruajtjes së rendit, por shenjë se rendi demokratike po vihet në rrezik.
 

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=QpFsyknLC0Q” width=”560″ height=”315″]

 

13:00 Aktualitet

Hougnton buzëqesh

 Ylli i Celebrity Big Brother Chantelle Houghton u fotografu...

Lajmet e fundit nga