LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konsumatorët ulin kërkesën për financimin e konsumit me kredi

5 Maj 2015, 15:20, Ekonomi CNA

Individët kanë ulur ndjeshëm kërkesën për financimin me kredi të konsumit. Banka e Shqipërisë në një vrojtim për ecurinë e kredisë lajmëron se, nevoja e individëve për financimin e konsumit ra në 21 për qind në tremujorin e parë të 2015 nga 39 për qind që ishte në tremujorin e fundit të 2014.

Kjo tendencë në kërkesën për kredi nga konsumatorët lajmëron një situatë jo shumë optimiste në konsumin në tremujorin e parë të këtij viti, kur dihet se konsumi është përgjegjësi kryesor për rritjen ekonomike në vend.

Kërkesa e individëve për kredi vlerësohet pozitive, por në ngadalësim krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2014. Balanca neto e përgjigjeve që raportojnë bankat, shënoi vlerën 2.9%.

Sipas qëllimit të përdorimit, bankat raportojnë kërkesë në rritje për kredinë me qëllim financimin e blerjes së banesës.

Ekspertet e bankave kanë vlerësuar në rënie kërkesën për financimin e konsumit. Balanca përkatëse rezultoi -9.4 % nga 7.2% që ishte në tremujorin e mëparshëm

Faktorët kryesorë që vlerësohet të kenë ndikuar në ecurinë e kërkesës së individëve për kredi kanë vijuar të jenë kushtet e kreditimit të aplikuara nga banka, si dhe nevoja e individëve për të financuar konsumin dhe blerjen e banesave.

Sipas perceptimit të bankave, faktori me kontributin kryesor në ngadalësimin e kërkesës në tremujorin e parë të vitit ka qenë rënia e besimit konsumator.

Lajmet e fundit nga