Connect with Us

Edi Rama: Drejtuesit e PD-së kanë frikë mos i shohin me mua

Aktualitet

Edi Rama: Drejtuesit e PD-së kanë frikë mos i shohin me mua

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj.

Duke shprehur konsideratën për Tushajn, Rama tha se vota më 21 qershor nuk është një votë politike, por është një votë për të vendosur se kush është njeriu që do bëjë më shumë për qytetin.

Rama solli edhe një shembull me një kryetar bashkie të së djathtës që i kërkonte takim për komunitetin, por kishte frikë mos e shikonin.

“Në 4 vitet e tjera me Viktorin do të bëjmë shumë herë më tepër se në këto 18 muaj.

Po më thoshte dikush atë që tha dhe Monika, pse duhet ta votojmë një kryetar bashkie që e kemi pasur për 8 vjet?

Në radhë të parë, vota më 21 qershor nuk është një votë politike, por një votë për të vendosur se kush është njeriu që mund të bëjë më shumë punë për qytetin.

Para ca kohësh një kryetar bashkie i PD më çoi një mesazh ku më thoshtë, “zoti kryeministër, komuniteti im ka probleme shumë të mëdha dhe kam nevojë për një takim urgjente, dhe unë i thashë që nesër në zyrën time. Ktheu përgjigje dhe tha: Jo në zyrë se më shohin”.

Tani si mund të bashkëpunojë qeveria me kryetarë bashkie që kanë frikë se i shohin, si mund të disktuojmë projekte me kryetarë bashkie që nuk e kanë veten në dorë…?

Prandaj, jo vetëm socialistët, progresistët, vajzat dhe djemtë që nuk kanë komplekse, por edhe demokratët e flaktë duhet ta mendojnë dy herë, sepse nuk po zgjedhin një deputet.

Qeveria është kjo dhe do të jetë edhe pas 21 qershorit. Me voten e 21 qershorit duhet të mendojnë se kush është kandidati që do na bëjë më shumë punë.

Dua ta bëj të qartë që Viktor Tusha nuk është kandidti  i LSI, është kryetari i bashkisë i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Është njeriu për të na përfaqësuar 100% bashkë pa asnjë dallim dhe diferencë.

Që do të thotë se sot ne kemi vendosur që të mbështesim rikonfirmimin e Viktorit sepse Viktori ka eksperiencën që i duhet një kryetari bashkie”, tha Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  Mjeku thirrje publike qeverisë/ Vasili: Kryeministri fle gjumë, pacientët torturohen

LEXO EDHE:  “Gabimi” i marrëveshjes së 17 Majit/ Goxhaj: Problemi nuk është Rama por Luli

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Publikuar

-

Nga

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

LEXO EDHE:  Mjeku thirrje publike qeverisë/ Vasili: Kryeministri fle gjumë, pacientët torturohen

LEXO EDHE:  Mjeku thirrje publike qeverisë/ Vasili: Kryeministri fle gjumë, pacientët torturohen

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  Dalin përgjimet/Kush është më i madhi në Tiranë, ku trafikantët dorëzojnë paratë

LEXO EDHE:  Rama e quajti mbetje të biodegraduar/ Deputeti demokrat nuk përmbahet më

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE