Connect with Us

Durrës/ Vangjush Dako-Grida Dumës: Urime për garën

Politikë

Durrës/ Vangjush Dako-Grida Dumës: Urime për garën

Publikuar

-

Dy kandidatët për bashkinë e Durësit, Vangjush Dako dhe Grida Duma i janë bashkuar homazheve që po zhvillohen për 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve.

Mësohet se Dako dhe Duma kanë shkëmbyer përshëndetje, ndërsa kandidati i maxhorancës ka  uruar rivalen urime për garën’.

Ky takim ka ardhur pas konfrontimit fizik mes militantëve të PS dhe PD në Shkozet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha ndodhet në kurth”/ Patozi i bën thirrje: Të kthehet në normalitet, e pa që me revolucion nuk i dilet

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thote së kreu i PD, Lulzim ka kapitulluar.

Sipas tij, nëse Basha humbet Metën, atëherë humb çdo lloj shasi për të ardhur në pushtet.

“Di që Lulzim Basha ka kapitulluar. Nëse humbet Ilir Metën, ai humb çdo lloj shansi për të ardhur në pushtet. Unë nuk do humbja asnjë sekondë të jetës sime me luftë të pisët për pushtet”, tha Patozi në studion e “Top Talk”.

Ai thekson se Basha sot ndodhet në kurth dhe ai duhet të shpëtojë dhe t’i kthehet normalitetit.

LEXO EDHE:  PD në gjendje të rëndë/ Vetë përgjegjësit kërkojnë ndryshime

LEXO EDHE:  Basha show me zgjedhjet për kryesinë/ Asnjë risi në PD

“Basha do të shpëtojë nga çargu i Ilir Metës dhe do të kthehet në normalitet sepse e pa që me revolucion nuk i dilet. Është në kurth sot që flaism, një revolucion që s’e bëre vetë nuk mund ta bëjë presidenti”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali seksual në liceun e Fierit/ PD dënon heshtjen e qeverisë. Të shkarkohet Shahini

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike deklaron se heshtja e qeverisë duke mos e dënuar abuzimin seksual të një mësuesi me nxënësen e mitur në një shkollë të Fierit është tregues se qeveria nuk ka më kontrollin mbi shkollat. Ish-deputetja e PD Oriola Pampuri tha sot se Ministrja e Arsimit Besa Shahini duhet të ishte shkarkuar.

Sipas Pampurit, ky rast i rëndë, duke mos qenë një rast i veçuar, nxjerr një nga problemet më të thella dhe më të rënda të shoqërisë– me politizimin kapilar të sistemit arsimor, shkolla po humbet rolin edukativ, mësimor dhe mësuesi nuk po shihet më si model për shoqërinë.

“Partia Demokratike e kërkon shkarkimin e Besa Shahinit në mbrojtje të fëmijëve, për t’u bërë zëri i çdo vajze dhe i çdo djali të mitur që ngacmohet në shkollë nga mësuesit, i çdo fëmije dhe prindërve të tyre, që nuk gjejnë siguri dhe mbështetje nga drejtuesit partiakë të shkollave”, deklaroi Pampuri.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Emisioni investigativ “Stop” ka treguar para shqiptarëve me një seri denoncimesh të abuzimit seksual me fëmijët në shkollën e muzikës në Fier se sistemi arsimor është degraduar nga politizimi dhe paprekshmëria e militantëve të partisë në pushtet.

Rasti i shkollës në Fier zbuloi një rrjet mësuesish dhe drejtuesish të shkollës, që ishin në dijeni të abuzimit seksual me vajzat e mitura nga mësuesit e shkollës dhe heshtnin. Sepse drejtoresha e shkollës, një militante politike, e emëruar nga partia socialiste, ishte bashkëshortja e njërit prej mësuesve abuzues.

Ky rast i rëndë, i denoncuar nga emisioni investigativ Stop, duke mos qenë një rast i veçuar, nxjerr një nga problemet më të thella dhe më të rënda të shoqërisë – me politizimin kapilar të sistemit arsimor, shkolla po humbet rolin edukativ, mësimor dhe mësuesi nuk po shihet më si model për shoqërinë.

LEXO EDHE:  Durrës/ PD reagon pas prezantimit të Vangjus Dakos

LEXO EDHE:  Mesazhi i fortë për Krimet e Rënda/ Kërkohet arrestimi i Vangjush Dakos

Rasti i abuzimit seksual në bashkëpunim në shkollën e muzikës në Fier, heshtja e qeverisë duke mos e dënuar këtë ngjarje të tmerrshme, akuzat e Ministres së Arsimit ndaj denoncuesve të skandalit janë tregues të drejtpërdrejtë se qeveria nuk ka më kontrollin mbi shkollat dhe, për shkak të emërimeve partiake, i fsheh problemet.
Në papërgjegjshmëri politike dhe njerëzore, Ministrja doli në krah të abuzuesve dhe sulmoi denoncuesit, duke përforcuar dyshimet se ka qenë në dijeni të ngjarjeve dhe ka fshehur të vërtetën.

Rasti i abuzimit seksual nga mësuesit me fëmijët në shkolla apo keqtrajtimit të tyre nuk është rast i izoluar. Por edhe sikur të ishte një i vetëm, Ministrja e Arsimit duhet të ishte shkarkuar. Jo pse nuk mundi të parandalojë një skandal të tillë, por se e fshehu atë dhe sot akoma nuk ka asnjë qëndrim që të tregojë distancim nga abuzuesit në shkolla, militantë të partisë në pushtet.

Partia Demokratike e kërkon shkarkimin e Besa Shahinit në mbrojtje të fëmijëve, për t’u bërë zëri i çdo vajze dhe i çdo djali të mitur që ngacmohet në shkollë nga mësuesit, i çdo fëmije dhe prindërve të tyre, që nuk gjejnë siguri dhe mbështetje nga drejtuesit partiakë të shkollave.

Ajo që ka ndodhur në Fier mund ta shohim edhe në filma, siç thotë njëra nga ministret e Edi Ramës, port ë paktën në filma, dikush mban përgjegjësi. Ndërsa në filmin horror të rilindjes së Edi Ramës, abuzuesit e fëmijëve, drejtuesit që i fshehin këto ngjarje të rënda, mbrohen nga Ministrja e Arsimit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tubimi i 2 marsit/ Patozi: Meta produkt i Rilindjes, nuk mund të flasë në emër të popullit

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta për tubimin e 2 marsit.

Sipas Patozit, Meta nuk mund të flasë në emër të popullit se është një produkt i Rilindjes.

“Rilindja ka dy produkte presidentin dhe kryeministrin. Edhe Rama e Meta kanë bërë e shiun e diellin në këtë vend. Sa kohë që njeri prej këtyre për shkak të parehatisë së vetë do ta konsiderojë si një hall kombëtar, ne do të biem në kriza të pafundme.
Asgjë s’ka për të ndodhur por, në rast nëse do t’i shkohet në fund kësaj historie do përfundojë se njëri nga dy gjelat të ikë fare. E mira është të ikin të dy”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE