LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashës i braktisin listën e këshilltarëve të Tiranës

5 Maj 2015, 18:07, Aktualitet CNA

Vetëm disa javë përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 21 qershor për të zgjedhur kryetarët e bashkive në vend por edhe këshilltarët e bashkive, në Partinë Demokratike kanë filluar kontestimet.

Nga burime të sigurta konfirmohet se disa emra në listën e Partisë Demokratike për t?u zgjedhur në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kanë dhënë dorëheqjen.  Kjo për arsye se emri i tyre është vendosur shumë  poshtë në listën e këshilltarëve, duke e quajtur si fyerje për shkak se në krye të listës ka emra të cilët nuk kanë dhënë mjaftueshëm për Partinë Demokratike.

Genti Minarolli, një prej personave që ishte në listën e Partisë Demokratike është tërhequr nga gara për tu zgjedhur në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Nëpërmjet një statusi në FB, Minarolli ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga lista e Partisë Demokratike për Këshillin Bashkiak. Në një koment që ai ka bërë lidhur me këtë fakt ai shpjegon se nuk ka pranuar të jetë në atë pozicion si mbushës në listëminarillii

Personat që kanë dhënë dorëheqjen:

Arta Sakja ? ish anëtare e kryesisë së PD arta sakja

 

 

 

 

 

 

 

 

Gazmend Dibra-  ish Drejtoi i Përgjithshëm i BurgjeveGazmend Dibra_1

Adriana Gjonaj? ish deputete

Mesa duket, lista e PD-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës ka lënë jashtë njerëz që dikur kanë pasur rëndësi në këtë parti. Ndërkohë, mësohet se në listën e re, në krye të saj, qendrojnë emra pa asnjë vlerë, madje ka edhe nga punonjësit e UKT-së.

11:00 Aktualitet

Kim sensuale në NY

 Padyshim që superbomba Kim Kardashian duket sharmante dhe m...

Lajmet e fundit nga