LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Policia dhunë mbi protestuesit në Kukës

4 Maj 2015, 14:45, Aktualitet CNA

Protesta e sotme në Kukës ka degjeneruar në përplasje me policinë. Në pamjet e publikuara nga Lapsi.al  shihet shefi i Krimeve të Kukësit, i veshur civil, që për të zbrapsur protestuesit nxjerr edhe pistoletën e tij. Me ligj nuk lejohet që policët të cilët marrin pjesë në tubime, të kenë me vete armën e tyre. Aq më tepër që protesta e sotme në Kukës, nuk ishte e befasishme, por e lajmëruar dhe madje promovuar te emisioni ?Zonë e Lirë?. Duke vijuar më tej me sjelljet e kundraligjshme, sic shihet në video, shefi i Krimeve të Kukësit dhunon me grushta një protestues të ndalur dhe të futur në makinë. Qindra banorë të Kukësit protestuan sot duke kërkuar nga OSHEE-ja faljen e kamat-vonesave dhe debive të krijuara në vite. Por policia nuk i lejoi të bllokonin Rrugën e Kombit, duke i shoqëruar forcërisht në komisariat.

Video:

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=QpFsyknLC0Q” width=”560″ height=”315″]

 

13:00 Aktualitet

Hougnton buzëqesh

 Ylli i Celebrity Big Brother Chantelle Houghton u fotografu...

Lajmet e fundit nga