LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagoset nga shpërthimi i fishekëve 20 vjecari

4 Maj 2015, 09:36, Kronika CNA

Një 20 vjeçar është transportuar për në spitalin e Traumës, pasi është plagosur pas plasjes së disa fishekëve teksa ka qënë duke ruajtur bagëtitë.

Nga të dhënat e para të policisë mësohet se i riu, i cili ka qenë duke ruajtur bagëtitë në afërsi të repartit ushtarak në Tiranë, është plagosur pas plasjes së disa fishekëve.

Plagë ka marrë 20-vjeçari Vullnet Xhani, i cili eshte dëmtuar në këmbë. Dyshohet se ai ka ndezur një zjarr, duke shkaktuar plasjen e 4 fishekëve. Menjëherë i riu është transportuar për në spitalin e Traumës, ku edhe po merr mjekimin e nevojshëm. Uniformat blu kanë nisur nga hetimet e para.

Lajmet e fundit nga