LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mungesa e ilaceve/ Rama: Shteti i kishte borxh furnitorëve 40 milionë dollarë

4 Maj 2015, 08:32, Aktualitet CNA

Kryeministri  Edi Rama është shprehur se arsyeja e mungesës së ilaceve ishte se shteti i kishte borxh furnitorëve të ilaceve 40 milionë dollarë, por që tashmë ky borxh është shlyer.

Këtë deklaratë, kreu i qeverisë e dha në konferencën e organizuar sot me studentët e mjekësisë.

?Arsyeja e mungesës së ilaceve ishte për 40 milionë dollarë, që shteti  kishte borxh furnitorëve të ilaceve.

40 milionë dollar ishte pjesë e një borxhi që ne nuk e dinim por e gjetëm kur e gjetëm qeverinë.

Nuk mund të pranojmë  që borxhin më të madh ta ketë qeveria. Qeveria nuk asnjë atribut që ti thotë sipërmarrjes që ti thotë , ilacet do ti sillni por lekët do ti jap kur ti kem ? u shpreh kryeministri Rama.

Kreu i ekzekutivit tha se qeveria ka shlyer borxhin, pasi nuk mund të linte shqiptarët t?i blinin ilacet më shtenjtë se vendi i origjinës.

Rama theksoi më tej se cmimi i ilaceve është ulur me 30 % dhe se të gjitha aparaturat në spitale funksionojnë.

Lajmet e fundit nga