LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji për energjinë-Buschle: Hap vendimtar në rrugën e gjatë të reformës

4 Maj 2015, 10:48, Ekonomi CNA

Miratimi nga Kuvendi i ligjit të ri për energjinë elektrike është mirëpritur nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, i cili reagoi sot duke e konsideruar si ?hap vendimtar për reformën energjetike në Shqipëri?.

Sipas njoftimit të ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, ligji është në përputhje me Paketën e Tretë Rregullatore dhe konsolidon reformat e marra deri tani në këtë sektor, të cilat ishin neglizhuar në të shkuarën.
Mes vendeve kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, Shqipëria është shteti i dytë që transpozon kërkesat e Paketës së Tretë Rregullatore për sektorin energjitik.

Dirk Buschle, Zëvendësdrejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, mirëpriti miratimin e ligjit shqiptar.
Ai deklaroi: ?rëndësia e këtij ligji shkon përtej anës formale të përmbushjes së detyrimeve të legjislacionit evropian. Ligji përbën një hap vendimtar përpara në rrugën e gjatë të reformës energjitike në Shqipëri, për të cilën ai vendos një themel të fortë. Që në fazën e draftit krejt paraprak të këtij ligji, ne kemi punuar ngushtësisht sëbashku me autoritetet shtetërore në Shqipëri?.

Ai shprehet gjithashtu se ?jam veçanërisht mirënjohës për bashkëpunimin që kemi patur me partner të aftë dhe të përgjegjshëm në Qeveri dhe në Parlament, ndaj më duhet ti përgëzoj për punën e tyre?, përfundon njoftimi i MEI-it.

Lajmet e fundit nga