LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Divjakë/ Sherr dhe akuza në PS,  vëllai i kryebashkiakut dhunon sekretarin

4 Maj 2015, 17:43, Aktualitet CNA

Sekretari i PS-së në Divjakë, Berti Mane është dhunuar nga vëllai i  Kryetarit të Bashkisë, Loni Kokoneshi, pasi ka hedhur akuza të forta ndaj këtij të fundit.

Ngjarja u bë e ditur pasi i dhunuari bëri një kallëzim penal për dhunën e ushtruar ndaj tij.

Berti Mane hodhi akuza të rënda ndaj kryebashkiakut Fredi Kokoneshi, duke e cilësuar atë si të lidhur me krimin. Ai tha se Kokoneshi ka shpërdoruar detyrën. Gjithashtu ai u shpreh se kryebashkiaku ka ende çështje të hapura me drejtësinë italiane, pasi akuzohet për prostitucion.

Këto deklarata kanë qenë arsyeja e dhunimit të tij.

13:00 Aktualitet

Hougnton buzëqesh

 Ylli i Celebrity Big Brother Chantelle Houghton u fotografu...

Lajmet e fundit nga