Connect with Us

Unioni i Gazetarëve: Mediat në situatë kritike, gazetarët 6 muaj pa rroga

Aktualitet

Unioni i Gazetarëve: Mediat në situatë kritike, gazetarët 6 muaj pa rroga

Publikuar

-

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar sot në 3 maj në “Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit” gjendjen kritike të situatës sociale e financiare të qindra gazetarëve në të gjithë vendin. Unioni shprehet të dhënat që janë publikuar sot nga kjo organizatë jane tronditese lidhur me situaten ne mediat shqiptare.

Deklarata e plote:

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë sot në 3 maj, Ditën Botërore të lirisë së Shtypit proteston dhe denoncon gjendjen e patolerueshme dhe të përkeqësuar të situatës sociale e financiare të qindra gazetarëve të vendit. Janë më tepër se kurrë tronditëse të dhënat që publikon sot organizata jonë për situatën në mediat shqiptare.
Në 23 gazetat e përditshme socio-politike të vendit vetëm në 4 prej tyre respektohen dhënia e pagave korrekte në kohë dhe ato janë Panorama, Gazeta Shqiptare, Shqiptarja.com, Shqip. Në 19 gazetat e tjera vonesat janë të përhershme dhe gjithashtu edhe ikjet e gazetarëve nga puna pa përfituar shpërblimet e punës së kryer.
Në 72 televizionet e vendit, të listuar sipas Autoritetit të Medias Audiovizive, vetëm në 10 prej tyre nuk ka vonesa të pagave dhe detyrimeve financiare ndaj punonjësve, të cilat janë RTVSH, Top Channel, News 24, A1 Report, Klan, dhe disa televizione lokale. Ndërsa në 62 prej tyre, vonesat vijojnë nga një gjer në pesë e gjashtë muaj, përfshirë në këtë gjendje edhe televizione kombëtare.
Në 71 radiot, 63 prej tyre janë në riciklim vonesash të pagave në mënyrën më arbitrare të cilat nisin nga një muaj e shkojnë deri në pesë muaj.
Të njëjtën gjendje po ndjek edhe media më e re, ajo on line. Nga 250 webe dhe gazeta online të celura përgjatë periudhës 2014 e gjer më sot, në të cilat na rezulton të jenë punësuar mbi 320 gazetarë, vetëm në 50 prej tyre ka një sistem modest pagesash, ndërsa në 200 prej tyre ka një realitet informal të tmerrshëm.
Nisur nga kjo tablo dhe gjendja në përkeqësim që kemi para, ne sot në Ditën Botërore të lirisë së Shtypit kërkojmë:
Se nisur nga vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara , i kujtojmë parlamentit dhe Qeverisë së vendit detyrën e pakryer dhe detyrimin kushtetues që kanë në drejtim të lirisë dhe respektimit të saj.
Aktualisht asnjë prej mediave të vendit nuk respekton nënshkrimin dhe implementimin e asnjë kontrate kolektive për gazetarët. Kjo situatë është jashtë kontrollit dhe auditimit ligjor nga institucionet e linjës.
Ne kërkojmë sot publikisht një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Medias, madje duke ftuar edhe përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve të mediave, për ta nxjerrë gjendjen nga ky standart dhe për t’i dhënë më shumë dinjitet medias dhe sidomos gazetarëve shqiptarë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rama bëri Metën president”/ Alizoti kapet me Bolinon: Kryeministri të lërë karagjozllëqet

Publikuar

-

Nga

“Rama bëri Metën president”/ Alizoti kapet me Bolinon: Kryeministri të lërë karagjozllëqet

Anëtari i kryesisë së PD-së, Tomorr Alizot, është përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në ‘Open’ përballë analistit Carlo Bollino.

Bolino u shpreh se aktivizimi i paprecedentë i presidentit Ilir Meta dhe përplasja e tij me kryeministrin Edi Rama e ka lënë në hije Lulzim Bashën, duke vënë në dyshim se kush është lideri i opozitës.

“Meta po vë në hije liderin e vërtetë të opozitës, që është Lulzim Basha. Në një betejë mes dy liderëve të majtë, Rama e ka më të lehtë. Lulzim Basha është zhdukur komplet. Kjo situatë favorizon Edi Ramën. Lulzim Basha duhet të jetë protagonist dhe të përplaset direkt me Ramën. Përplasja Rama-Meta defaktorizon Bashën”, tha Bollino.



Por ndryshe mendon Tomor Alizoti, i cili i quan folklor deklaratat e Bollinos. Alizoti kujtoi se është Rama ai që e zgjodhi president Metën, ndërsa ky i fundit shkaktoi edhe 21 janarin.

“Kjo është folklor. Basha nuk duhet t’i përgjigjet Ramës. Ai nuk duhet të bëjë gallatë me Edi Ramën. Ka banalizuar gjithçka. Është Edi Rama që ka bërë Ilir Metën president me 100% të votave. 21 janari ndodhi prej atij personi. Nuk ka moral kjo punë. Rama duhet të lërë karagjozllëqt.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha tregon çmimin/ Sa kushton një kilogram kanabis

Publikuar

-

Nga

Operacioni italo-shqiptar me 37 të arrestar/ Artan Hoxha zbulon si u shit politikisht

Gazetari Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme se këtë vit kanabisi ka çmim shumë të lartë, madje më të lartë se në vitet e tjera.

Hoxha tha se në një vend në jug çmimi minimal për një kilogram kanabis ishte 1300 euro.

“Gjëja që bie shumë në sy sivjet, është fakti që kanabisi ka një çmim shumë të lartë, si asnjëherë tjetër. Unë kam rastisur në një vend në jug, minimumi që mund të gjeje kanabis aty ishte 1300 euro kilogrami dhe nëse gjeje cilësi si ajo bima që isha unë, ajo shkon 1600 euro. Fara ishte shumë e mirë. Në varësi të shërbimit që i bën bimës varet edhe sasia”, u shpreh ai në emisionin “Opinion”.



Gazetari investigativ tregoi një bimë prodhon duke filluar nga 200 gramë kanabis, ndërsa zbuloi se bima me të cilën publikoi foto disa ditë më parë mund të kishte deri në 3 kilogramë kanabis.

“Bima bën nga 200 deri në 500 gramë. Këto janë bimë që japing shumë. Ajo që isha unë jepte edhe dy kile për rrënjë, edhe dega e fundit ishte sa krahu. Ato bimë shkonin edhe më shumë se 2 kilogramë, shkonin deri në 3 kilogramë, pasi ishte shumë e shëndetshme bima”, deklaroi Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha nuk ndalet/ Pas fotove, publikon videon e parcelës me kanabis

Publikuar

-

Nga

Lulzimi i kanabisit në vend/ Artan Hoxha: Çunat “filluan punën” pas deklaratave të Ramës

Gazetari Artan Hoxha nuk është ndalur vetëm me foto që ka publikuar disa ditë më parë nga Malësia e Madhe.

Mbrëmjen e sotme, gazetari nxorri në emisionin “Opinion” një video brenda një parcele me kanabis në Poliçan, si dhe disa foto të procesit të tharjes në Skrapar.

Hoxha tregoi se personat që e kultivojnë kanbisin nuk janë banorë të zonës, por pretendon se janë grupe nga Tirana, Kukësi, Fushë Kruja dhe Mamurrasi.

“Pjesa në e madhe e ushqimeve që shihen këtu janë ushqime të blera tek Conad. Conadi më i afërt nga vendi ku është gjetur kanabisi është një ditë larg. Këta që e kanë kultivuar nuk janë banorë të zonës, por janë grupe nga Tirana, nga Kukësi, nga Fushë Kruja, nga Mamurrasi”, theksoi ai./ CNA.al



Gazetari “sfidon” publikisht Ramën/ Foto mes parcelës me kanabis, paralajmërimi i fortë

“Nuk kam parë bimë kaq të “majme”/ Artan Hoxha tregon se si arriti të hyjë mes parcelave me kanabis

LEXO TE PLOTE