LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria shfrytëzon projektin e stadiumit "Loro Boriçi" për të prezantuar Keti Bazhdarin

3 Maj 2015, 08:41, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ishin sot në Shkodër për të inaguruar nisjen e punimeve në stadiumin ?Loro Boriçi?. I pranishëm në këtë inagurim ishte edhe Presidenti i FSHF, Armando Duka. Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 17 mijë vendesh, me një vlerë prej 12 milionë eurosh.

Megjithatë, në këtë inagurim nuk mungoi  propaganda politike e qeverisë në kuadër të zgjedhjeve të 21 qershorit. Edhe pse ky projekt lidhet drejtpërdrejt me sportin, përfaqësuesit e qeverisë nuk mundën të shmangnin pak propagandë për kandidaten e koalicionit të majtë për bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari. Kjo formë e politikës është bërë pjesë e qeverisë, e cila në çdo inagurim që ka bërë në këto kohë, e ka lidhur drejtpërdrejt me kandidatët për zgjedhjet e 21 qershorit.

Në fakt, Keti Bazhdari nuk ka arsye pse të përmendet në këtë inagurim. Së pari ajo ende nuk është zgjedhur si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe nuk mund të marrë meritat e një projekti të tillë. Së dyti, duke luajtur në  këtë formë përpara zgjedhjeve, gara politike bëhet e pandershme, pasi kandidatja në fjalë merr vlera dhe merita që nuk i ka.

Një tjetër fakt që nuk i jep figurë të mirë politikës shqiptare është që në inagurim nuk është i ftuar asnjë përfaqësues nga Bashkia Shkodër. Në fund të fundit është bashkia ajo që do ta menaxhojë stadiumin dhe kjo mungesë komunikimi midis dy institucioneve tregon se projekti i stadiumit ?Loro Boriçi?, i prezantuar vetëm disa javë përpara zgjedhjeve ka marrë konotacion politik dhe propagandistik për ti ardhur në ndihmë Keti Bazhdarit.

 

 

Lajmet e fundit nga