LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Matja e audiencës një bllof, e manipuluar në favor të klientëve

3 Maj 2015, 10:01, Aktualitet CNA

Gjate ditës së djeshme një lajm me burim një nga kompanitë e matjes së audiencës ka qarkulluar në media dhe rrjete sociale.

Pa dashur të përmendim konfliktet e interesit që kanë aksionerët e kësaj kompanie me median ku është publikuar lajmi, por ju sjellim një fotografi të klientëve dhe partnerëve të Telemetrix në faqen e saj zyrtare online Telemetrix.al.

Besoj se tani është më e qartë për të gjithë përse disa televizione të cilat e paguajnë telemetrix për këtë shërbim renditen në tabela dhe të televizioneve të tjera që nuk janë klientë nuk u del emri.

Kohë fushate është dhe çdo përpjekje për të përfituar pandershmërisht nga buxhetet e partive dhe kandidatëve është e kuptueshme, por të paktën duhet bërë kujdes të përfshijnë sa për sy e faqe edhe media të tjera që nuk i paguajnë rrogat kompanisë dhe mbi të gjitha të jenë pak më profesionalë dhe të japin metodologjinë dhe mënyrën si arrijnë t?i ndërtojnë grafikët e tyre klientelistë.

/Oranews.tv/

Lajmet e fundit nga