LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja pse flokët tuaja janë të thata dhe të dëmtuara

3 Maj 2015, 16:00, Lifestyle CNA

 

Flokët e bukura dhe të shëndosha janë dicka të cilat i mundojnë gjatë gjithë kohës femrat, mirëpo, shumicës së tyre kjo nuk u shkon për dore, e ja pse është ashtu

Damat të cilat i kushtojnë kujdes dukjes së tyre, e dijnë që flokët e bukura dhe të kujdesura janë shumë të rëndësishme. Mirëpo, nganjëherë femrat pa vetëdije bëjnë gabime, për shkak të të cilave asesi nuk munden që të arrijnë një pamje të folkëve të shëndosha dhe të kujdesura, pa çka se janë munduar. Në pyetje janë shprehitë e përditshme të cilat e dëmtojnë qimen, e femrat për këtë nuk janë të vetëdijshme. Mirëpo, nëse dëshironi që flokët tuaja të shkëlqejnë, gjërat që po ju shënojmë më poshtë duhet që t?i shmangni.

Uji i fortë

Kur shfrytëzoni ujë të fortë për larjen e flokëve, ajo shkakton tharrje. Në atë mënyrë flokët humbin lagështinë, për ç?arsye edhe lehtë pëlcasin dhe duken të dëmtuara.

Fërkimi (nxënia e flokëve)

Secila mënyrë e fërkimit mund të shkaktojë dëmtim dhe prishje të flokëve tuaja. Kur flini në jastëk nga pambuku ndodh fërkimi. Dhe si rezultat i saj flokët tuaja bëhen më të prishura.

Mungesa e zinkut dhe hekurit

Nganjëherë, mungesa e materieve ushqyese mund që të jetë shkaktar i rënies së flokëve. Nëse në ushqimin tuaj mungojnë materiet vitale ushqyese, siç janë zinku dhe hekuri, atëherë ajo është arsyeja që flokët tuaja janë të brishta dhe të thyeshme. Ju duhet që të bëni maskë nga vezët dhe të hani perime të gjelbërta që të ndaloni dëmtinin edhe më të madh.

Kapja e shpeshtë e flokëve me gomë

Lidhja e shpeshtë dhe e fortë e flokëve me gomë dëmton qimet e tyre dhe i bën më të brishta. Lidhja e flokëve, gjithashtu, shkatërron elasticitetin e flokëve tuaja. Shpëtimin gjejeni në gomat (kapëset) për flokë të cilat janë të bëra nga materiale të buta dhe të cilat nuk kanë kapëse metali. Gjithashtu mundohuni që secilën herë t?i lidhni flokët në mënyrë të ndryshme. E rëndësishme është që të mos e shtrëngoni gjithmonë në vendin e njejtë.

Mungesa e proteinave në ushqim

Flokët tuaja në bazë në përbëhen nga proteinat.Prandaj, nëse nuk han mjaftueshëm ushqime që përmbajnë poteina, rezultati do të jetë i dukshëm në kualitetin e flokëve tuaja. Hani fasule dhe vezë sepse ato janë super ushqime për flokët tuaja.

Ekspozimi në diell

Kur flokët tuaja janë të ekspozuara për një kohë të gjatë në diell, lidhësja e cila i mban proteinat e flokëve të bashkuara mundet që të dëmtohet. Ekspozimi në diell, gjithashtu, shkakton edhe tharjen e flokëve.

Krehja e gabuar

Patjetër duhet që të shfrytëzoni krehër apo brushë nga materialet natyrale të cilat nuk do të shkaktojnë pëlcitjen e flokëve, për dallim nga produktet prej metalit të cilat me siguri do të sjellin deri tek dëmtimi./

16:00 Lifestyle

Macikntosh në Adare

 E gjitha në rozë si një Barbie e vërtetë ka pozuar në Adare...

Lajmet e fundit nga