LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dokumentet e vilës 200 mije Euro të Ajolës dhe Erion Veliajt

3 Maj 2015, 08:55, Aktualitet CNA

Zbardhen dokumentat ku vertetojnë se Ajola Xoxe, gruaja e Erjon Veliajt ka porositur një vilë me vlerë 200 mijë euro në fshatin Mullet, në periferi të Tiranës.
Siç u bë publike më herët, çifti i ri përmes kontratës së porositur ka blërë një vilë me sipërfaqe 223.2 metra katrorë banimi dhe kopsht 155 metra katrorë.

Kjo kontratë është nënshkruar nga Ajola në korrik të vitit të kaluar, në prani të noteres dhe përfaqësuesit të firmës ndërtuese, e cila në fshatin Mullet ka nisur të ndërtojë një kompleks vilash dykatëshe luksoze.
Në atë kohë, Ajola nuk kishte bërë as një vit punë dhe është e pashpjegueshme fakti se si zonja e re Veliaj arriti të siguronte plot 200 mijë euro për një vilë luksoze.

dok 4
Është detyrim ligjor deklarimi i plotë i pasurisë dhe një pasuri e tillë nuk është deklaruar nga Erjon Veliaj dhe as nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

Erjon Veliaj aktualisht po bën fushatën e tij si kandidat i PS-së për bashkinë e Tiranës dhe gjëja e parë që Veliaj duhet të bëjë është deklarimi i pasurisë. Nga kanë ardhur këta para?

Kontrata e nënshkruar nga Xoxe dhe përfaqësuesit e firmës ndërtuese të kompleksit të vilave luksoze në zonën rezidenciale të Mulletit përshkruan sipërfaqen e saj të ndarë sipas kateve, duke nisur nga bodrumi, kati i parë, i dyti, parkimi i mbyllur dhe oborri.

Gjithashtu, kontrata detajon dhe mënyrën se si do të bëhet pagesa me këste sipas fazës së ndërtimit të vilës, deri në përfundim të saj, në shumën e 200 mijë eurove.
Kompleksi i vilave përfshin ambiente relaksi, njësi shërbimi dhe pishinë për banorët e kompleksit, i cili do të jetë larg zhurmës dhe ambienteve të qytetit.

Po kush është dhe ku ka punuar Ajola Xoxa?

Ajola Xoxa, e diplomuar në Jurispudencë, ka punuar si konsulente ligjore vite më parë në UNICEF, ndërkohë angazhohej dhe me Agenda Institute, një OJQ rinore ku merrnin kryesisht pjesë anëtarë të MJFT­it e më pas në G99.

Që prej 2008­s ajo është anëtare e Asamblesë Kombëtare Socialiste dhe është angazhuar herë me Forumin e Gruas, e herë me të rinjtë.

Nuk njihet nga askush që Ajola të ketë ndonjë biznes të vetin nga i cili mund të deklarojë të ardhurat për një blerje të tillë./civitas

Lajmet e fundit nga