LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sigurimi vullnetar, ulen me 5.1 % primet

2 Maj 2015, 07:42, Ekonomi CNA

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-mars 2015 arritën rreth 1,230 milionë lekë, ose 5.11% më pak se në periudhën janar-mars 2014. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 11.62% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sigurimet vullnetare të jo-jetës gjatë periudhës janar-mars 2015, patën ulje me 2.60% kundrejt periudhës janar-mars 2014.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat gjatë periudhës janar-mars 2015 siguruan rreth 578 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 76.52%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 13.64% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-mars 2015, vihet re një ulje prej 16.64% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.82% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-mars 2014.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-mars 2015, arritën në rreth 269 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 57.85% në krahasim me periudhën janar-mars 2014.

Primet nga sigurimet e jetës gjatë periudhës janar-mars 2015, arritën mbi 226 milionë lekë, ose 14.83% më pak se në periudhën janar-mars të vitit të kaluar./ATSH

Lajmet e fundit nga